Aksionet e fundit në veri: Diskurs i tensionuar dhe paralajmërime për destabilizim

Published on:

Foto: Mbyllja e kompanisë paralele të ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut.

Në një valë të re aksionesh në veri të Kosovës autoritetet vendore kanë vënë nën kontroll disa ndërmarrje publike dhe institucione të tjera që deri tash kanë funksionuar me sistemin e Beogradit. Zyrtarët e Listës Serbe dhe të qeverisë së Serbisë reaguan ashpër, duke e cilësuar këtë si “sulm ndaj popullit serb”, ndërkohë që ndërkombëtarët bënë thirrje për përmbajtje duke përmendur rrezikun e përshkallëzimit të situatës në rajonin që historikisht ka qenë burim tensionesh.

Më 16 maj, Policia e Kosovës kreu aksion në zyrat e ndërmarrjes “Ibar” në veri të Mitrovicës, e cila operonte pa leje dhe jashtë sistemit ligjor të Kosovës. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cilësoi këtë veprim si zbatim të ligjit ndaj ndërmarrjeve ilegale.

as a “Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar ajo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një postim tha se ka perënduar epoka e tolerimit të paralelizmave në Kosovë. Sipas tij, në vazhdën e mbylljes së secilit paralelizëm institucional është kthyer në pronësi të komunës së Mitrovicës së Veriut edhe objekti që tash ishte shfrytëzuar nga strukturat paralele, përkatësisht nga e ashtuquajtura Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara.

“Po ashtu,një aksion ngjashëm është zhvilluar te stacioni i pompave të ujit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut”, ka shkruar ai.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, announced se janë rikthyer administrimin e Komunës që ai e udhëheqë objekti katërkatësh në rrugën Kollashini, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe SHKA “Kosova Bozhur”; Muzeu i Qytetit në rrugën Lole Ribar; si dhe Qendra Sportive në rrugën Llola Ribar, afër ish-remontit.

Narrativa serbe: “Terror ndaj serbëve”

Lista Serbe dhe zyrtarë të lartë të Beogradit reaguan menjëherë, duke e quajtur këtë një përpjekje të radhës për spastrimin institucional të serbëve. Në njërin prej reagimeve të shumta ditët e fundit, Lista Serbe shkroi në Facebook se “regjimi i Kurtit po vazhdon fushatën kundër të gjithë elementëve serbë në veri”, tek i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë para se situata të përshkallëzohet.

“Me pushtimin brutal të njësive të policisë së Kosovës në objektin e Liqenit e Gazivodës me urdhër të Albin Kurtit, i cili i përket Kryqit të Kuq të Kosovës dhe M, autoritetet e Kosovës jo vetëm që e morën me forcë objektin, por edhe kërcënuan punën dhe mandatin e njërës prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”, thuhet në reagim.

Sipas këtij subjekti, Kryqi i Kuq është organizatë humanitare mbikombëtare dhe neutrale që vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventat e Gjenevës, të cilat i detyrojnë të gjitha palët të respektojnë statusin, paanshmërinë dhe misionin e tij.

Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e cilësoi aksionin tentativë të Kurtit për “ndezje të tensioneve me qëllim të destabilizimit të rajonit.”

Delegacioni i Listës Serbe më 15 maj, zhvilloi edhe një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ku thanë se paraqitën “propozime konkrete për tejkalimin e situatës së krijuar”, por pa treguar se cilat kanë qenë propozimet.

Ndërkaq disa media serbe, të njohura për narrativa kundër Kosovës kanë përdor tituj sensacional në raportimin për aksionet e fundit. “Kurir” në artikullin me titull: “TERRORI NDAJ SERBËVE VAZHDON: E ashtuquajtura policia e Kosovës bastisi zyrat e ‘Udovod Ibar’ në veri të Mitrovicës”, ka përmendur paralajmërimin e Ministrit të Drejtësisë Nenad Vujić i cili deklaroi së fundmi se Serbia do të intensifikojë më tej përpjekjet e saj për të përdorur të gjitha mekanizmat ligjorë për t’iu kundërvënë Prishtinës, “e cila po përpiqet të kryejë spastrim etnik dhe persekutim të serbëve përmes institucioneve të saj të paligjshme”. 

Mesazhe të tilla u shpërndanë edhe nëpër kanalet e Telegramit në gjuhën serbe. Njëri prej tyre bëri thirrje edhe për kryengritje të serbëve.

as a “Terroristët shqiptarë mbyllën sallën e sporteve në KM. A duhet t’i marrin edhe shkollat ​​dhe spitalet në mënyrë që dikush të dalë dhe të bëjë një deklaratë siç kanë bërë deri më tani!? Apo do të organizohet populli dhe do të ngrihet në mbrojtje të Kosovës dhe M, siç e ka mbrojtur për 25 vitet e fundit!”, shkruan në njërin prej postimeve të kanalit “Korridor”, me mbi 10 mijë ndjekës.

Shqetësimi i ndërkombëtarëve 

Bashkimi Evropian dhe diplomatët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësim për tensionet në rritje dhe kanë bërë thirrje për përmbajtje.

In a recent deklaratë të zëdhënësit të BE-së shkruan se aksionet e fundit të policisë së Kosovës rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

as a “Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe trafostacionit të furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime publike bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës,” shkruan në deklaratë.

Njësoj si deri tash, BE-ja i ka cilësuar aksionet e fundit veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

BE-ja ka bërë thirrje që palët tu kthehen angazhimeve konstruktive në dialogun e lehtësuar prej tyre për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, tek përmendi themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Retorikë përçarëse për nxitje të tensioneve 

Shqetësim ka shprehur edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke thënë se mbyllja e institucioneve, pa alternativa të qëndrueshme, angazhim të komunitetit ose vazhdimësi të duhur institucionale, rrezikon të ndikojë rëndë në qasjen e komuniteteve jo-shumicë në shërbimet thelbësore”.

Në lidhje me këto zhvillime, OSBE-ja ka shprehur shqetësim për gjuhën nxitëse në mediat sociale, veçanërisht komentet ekstreme në Telegram. “Kjo retorikë përçarëse shërben vetëm për të intensifikuar tensionet. Komunikimi i përgjegjshëm mbetet jetik për uljen e tensioneve dhe nxitjen e besimit midis komuniteteve”, kanë stated në OSBE.

Ngjarjet e fundit në veri tregojnë për një përplasje të vazhdueshme mes përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për të shtrirë sovranitetin e ligjshmërinë dhe rezistencës së strukturave paralele që përkrahen nga Beogradi. Ato gjithashtu zbulojnë hendekun e thellë narrativ ndërmjet palëve, i cili, siç është alarmuar, jo vetëm që dëmton përpjekjet për integrim të komuniteteve por rrezikon edhe stabilitetin rajonal.

 

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”