Ish-ministri i Shëndetësisë i Ukrainës nuk dyshohet për “shitjen e organeve të njeriut jashtë vendit”

Published on:

Sipas informacioneve jozyrtare në mediat ukrainase, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Mykhailo Zagrichuk, dyshohet për përzierje (ndërhyrje) në sistemin e informacionit të vetëm shtetëror për transplantim, pra për manipulim të listës në sistemin e automatizuar që përcakton çifte – dhurues dhe marrës të një organi.

 

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Në vazhdim shërbëtorë të satanistëve nga NATO-ja satanike dhe BE-ja pedofile.

Postimi shpërndan një foto që thotë se “ish-zëvendësministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Mykhailo Zagrychuk, është arrestuar për shitje organesh”. Shtohet se “ai dhe 10 mjekë të tjerë janë ndaluar nën dyshimin për nxjerrjen dhe eksportimin e paligjshëm të organeve të njeriut jashtë vendit”. Shtohet se “pas largimit nga pozicioni drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë, Zagrijchuk u bë drejtuesi i departamentit të transplantit dhe kirurgjisë së tretjes në Institutin e Zemrës” dhe “që 10 kolegët e tjerë të tij mjekë janë specialistë nga Spitali Klinik Rajonal Volynsk dhe nga Spitali Klinik Qendror i Qytetit në Kiev.”

Në këtë postim është shpërndarë edhe një foto e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, e cila quhet “shërbëtore” dhe pranë saj janë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Berlini. Duke e paraqitur presidentin si “shërbëtore”, tentohet të diskreditohet Maqedonia e Veriut dhe institucionet e saj (institucioni i presidentit), sikur është “skllavëruar” pavarësisht se vendi është sovran i pavarur dhe me pushtetin e vet të ndarë në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Gjithashtu, nuk ka absolutisht asnjë iniciativë në Bashkimin Evropian për legalizimin e pedofilisë, që është krim. Direktiva për luftën kundër abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe kundër pornografisë së fëmijëve është vetëm një nga dokumentet që përfaqëson luftën e palëkundur të BE-së kundër krimit të pedofilisë. NATO, nga ana tjetër, nuk është një organizatë satanike, por një aleancë mbrojtëse me qëllimin kryesor mbrojtjen e anëtarëve të saj nga kërcënimet e jashtme.

“Vërtetmatësi” tashmë ka hedhur poshtë pretendimin e rremë për “NATO-n satanike dhe BE-në pedofile”, që është një mantra e shpeshtë e propagandës ruse në rajon dhe në vend. Është e pamundur të mos vërehet se Kremlini përdor frazat për Perëndimin dhe NATO-n si “satanike”, në përpjekje për të justifikuar pushtimin e tij të përgjakshëm të paprovokuar të Ukrainës sovrane dhe demokratike.

Sa i përket pjesës së postimit për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë së Ukrainës, Mykhailo Zagrichuk, informacioni i publikuar në mediat ukrainase është nga burime jozyrtare dhe nuk i referohet dyshimeve për “eksportim të organeve të njeriut jashtë vendit”. 

Veç kësaj, kirurgu Zagrichuk dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë është i lirë dhe operon, siç shihet edhe nga aktivitetet e tij që ndan në Facebook.

Ai thotë për një media ukrainase se është i dyshuar, por nuk është arrestuar. Ai dyshohet se ka pëerzier (ndërhyrë) në të vetmin sistem informacionin shtetëror për transplantimin e Ukrainës.

Siç raportojnë mediat Suspilne, dyshohen edhe 11 mjekë nga spitale të ndryshme që kanë marrë pjesë në projektin pilot për transplantin e organeve. Ata dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale (paragrafi 1.2 i nenit 255 të Kodit Penal të Ukrainës), shkelje e procedurës për transplantimin e materialeve anatomike njerëzore (paragrafi 5 i nenit 143 të Kodit Penal të Ukrainës) dhe veprime të paautorizuara me informacionin e përpunuar në pajisjet elektronike (paragrafi 3 neni 362 i Kodit Penal të Ukrainës).

Dyshimi ka të bëjë me “ndërhyrjen në sistemin e vetëm informativ të transplantit”, i cili është automatik. Sipas kritereve të ndryshme mjekësore, ai sistem zgjedh automatikisht një dhurues dhe një pacient që mund të marrë organin (një dhurues i përshtatshëm lidhet me një pacient të përshtatshëm) dhe automatikisht vendos se kush mund të shpëtohet me organin nga dhuruesi. Jozyrtarisht, mediat në Ukrainë, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara apo “qarqeve mjekësore”, shkruajnë se në disa spitale, përzgjedhja e dhuruesit dhe marrësit të organit ka pasur mundësi të bëhej manualisht, duke manipuluar listën e pacientëve dhe dhuruesve dhe jo me kompjuter siç duhet të ishte. Në disa spitale, listat e donatorëve dhe pacientëve mund të futeshin manualisht.

Përzgjedhja e dhuruesit dhe e marrësit bëhet në spitale të ndryshme për të parandaluar manipulimet me listën e pacientëve dhe donatorëve. Megjithatë, sipas burimeve të Suspilni-t në komunitetin mjekësor, disa spitale që marrin pjesë në projektin pilot të transplantit të organeve kanë mundur të rregullojnë manualisht listën e donatorëve dhe pacientëve sepse kishin qasje në sistemtransmeton media Suspilni.

Për momentin ka nisur hetimi nga neni 255 paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal të Ukrainës dhe neni 143 paragrafi 5 i Kodit Penal – shpërdorim i procedurës së transplantimit të materialeve anatomike njerëzore, krijimi i grupit kriminal, si dhe pjesëmarrja në të dhe veprimet e paautorizuara me sistem kompjuterik nga personi i autorizuar. Të gjitha këto informacione janë jozyrtare dhe mediat në Ukrainë u referohen burimeve anonime. Zyrtarisht, institucionet nuk kanë bërë të ditur se kanë nisur një hetim.

Se hetimi i referohet “ndërhyrjes në sistemin e informacionit të vetëm shtetëror për transplantim”, konfirmon Mihailo Radutskyi, kryetar i komitetit për shëndetin kombëtar, ndihmën mjekësore dhe sigurimin mjekësor. Sipas tij, transplantet nuk u kryen për disa javë për shkak të dyshimeve se mjekët kanë ndërhyrë në të vetmin sistem informativ shtetëror për transplantet. Ai ka deklaruar se për më shumë se 10 ditë nuk është kryer asnjë transplant në vend, sepse mjekët përgjegjës për konstatimin e vdekjes së trurit.

Të shtunën ishte një takim në Ministrinë e Shëndetësisë ku erdhën të gjithë drejtuesit e qendrave të transplantit në Ukrainë, unë isha atje, ministri ishte atje dhe ai vendosi që gjithsesi të vazhdonte transplantet,tha Radutskyi.

Ai ka versionin e tij se si mund të bëhet ndërhyrja në sistem, për të cilin thotë se nuk është zyrtar por është teoria e tij.

Ky nuk është versioni zyrtar i hetimit, por mendoj se mund të jetë kështu. Ka një radhë, ka të parin, të dytin, të tretën në rreshtin me të cilin korrespondon një autoritet i caktuar.  Dhe organi nuk qëndri një ose dy muaj, nuk presin. Këto janë çështje urgjentetha ai.

Cilat dyshime po hetohen? Autoritetet ligjzbatuese kanë hapur një procedurë penale sipas neneve për: shkelje të procedurës së transplantimit të materialeve anatomike njerëzore, krijimit, menaxhimit të një komuniteti kriminal ose organizate kriminale, si dhe pjesëmarrje në të; veprime të paautorizuara me informacionin e përpunuar në kompjuter. Sipas burimeve të LB.ua të njohur me rastin, dyshimi është se një grup mjekësh kanë shitur një urdhër transplanti dhe janë përfshirë edhe koordinatorët e transplantit që kanë marrë para për manipulimin e vendimit. E gjithë kjo gjoja është bërë me qëllim që Instituti i Zemrës të marrë organe për transplantim: “Nëse dikujt i jepet përparës, definitivisht nuk është falas për atë për të cilin është kryer ky shërbim”, shkruan Visnik.

Mihailo Zagrijchuk është kirurg, ish-zëvendësministër i shëndetësisë në kohën e ministres Zorjana Skaletska. Ai e ndaloi kryerjen e funksionit në vitin 2019. Aktualisht punon si shef i Departamentit të Transplanteve dhe Kirurgjisë Abdominale të Institutit të Zemrës të drejtuar nga Boris Todurov.

Asnjë burim në Ukrainë nuk përmend se Zagrychuk dyshohet për “shitjen e organeve jashtë vendit”, por për manipulimin e listës në sistemin e automatizuar që përcakton çiftet (dhurues dhe marrës të një organi). Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.