Mbyllja e 155 domaineve ruse në Shqipëri dhe rruga e gjatë e luftës së dezinformimit rus

Published on:

 

Më 15 tetor të këtij viti, Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri, deklaroi në një nga seancat dëgjimore tëkomisionit të posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj se, institucioni që ai drejton, kishte mbyllur 155 domaine ruse. Sipas tij, mbyllja e domaineve lidhej kryesisht me qëndrime dhe publikime të dhënash në favor të agresionit rus në Ukrainë.

“Kërkesa për domeinet ruse ka qenë globale, që më datën 3 Mars 2022, direkt nga Komisioni Europian (BE), i cili cili ka kërkuar që përveç 3 uebsajteve të specifikuar, si dhe të tjerave domene ruse që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, duhej të mbylleshin, sepse përmbanin dezinformim”, Tomi Frasheri (AKEP)

“Kërkesa për domeinet ruse ka qenë globale, që më datën 3 Mars 2022, direkt nga Komisioni Europian (BE), i cili cili ka kërkuar që përveç 3 uebsajteve të specifikuar, që s’po ua përmend emrat, si dhe të tjerave domene ruse që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, duhej të mbylleshin, sepse përmbanin dezinformim”, tha ndër radhë Frashëri në komisionin e posaçëm parlamentar.

Qysh prej agresionit rus në Ukrainë burime të specializuara në studime të dezinformatave të luftës kanë dokumentuar sesi aparati rus po përdor sistematikisht dezinformimin si armë, duke nxitur një narrativë të rreme rreth arsyeve të pushtimit të Ukrainës. Pjesë e këtyre narrativave, janë jo vetëm bashkërendimi i përpjekjeve të qeverisë ruse dhe mediave të mbështetura prej saj, por edhe i platformave dhe formave të tjera (online) siç është edhe shfrytëzimi (jo i të gjithave) i domaineve ruse. Por sa vend zënë ato në luftën kundër dezinformimit në rastin e Shqipërisë? Këto dhe pyetje të tjera shtrohen në këtë situatë.

Deklarata e ‘bujshme’

Deklarata e kryetarit të organit rregullator (AKEP) se, ishin mbyllur 155 domaine ruse si pjesë e përpjekjes ndaj luftës kundër dezinformimit, zuri vend të rëndësishëm në mediat kryesore në vend. Më shumë sesa sqarimet e Tomi Frashërit në pjesën e pyetje-pëgjigjeve (ku u kuptua deri diku roli i AKEP në këtë drejtim) në media zuri vend fjalia që rezonoi në masë përmes titujsh propagandistik të njëjtë dhe dukshëm në mediat kryesore se: “u mbyllën 155 domaine ruse”, duke krijuar përceptimin (që në titull) se me mbylljen e tyre ishte luftuar në masë dezinformimi brenda vendit. Pa u fokusuar në fakt se sa vend zinin ato në panoramën e madhe të kësaj lufte.

Burimi:BW

Për të kuptuar nivelin e rëndësisë dhe gjithë narrativës që u krijua në media se si po luftohej dezinformimi brenda vendit me mbylljen e 155 domaineve, fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë janë domainet, sa të tilla ka, çfarë aksesi kanë dhe ndikimi që sjellin.

“Një domain është një adresë unike në internet që ndihmon përdoruesit të gjejnë faqe dhe shërbime online. Është pjesa kryesore e një adrese, si p.sh. “google.com”,”facebook.com”,”faktoje.al” etj, dhe e bën më të lehtë aksesimin e faqeve pa pasur nevojë për adresa të vështira numerike (IP)”, Kadri Manaj (ekspert IT)

“Një domain është një adresë unike në internet që ndihmon përdoruesit të gjejnë faqe dhe shërbime online. Është pjesa kryesore e një adrese, si p.sh. “google.com”, “facebook.com”, “faktoje.al” etj, dhe e bën më të lehtë aksesimin e faqeve pa pasur nevojë për adresa të vështira numerike (IP)”, thotë për Faktoje.al, eksperti i Tekonologjisë dhe Informacionit, Kadri Manaj. Në një përgjigje më të hollësishme për domainet, edhe AKEP sqaron për Faktoje.al se, “një emër domaini është një kombinim alfanumerik, që përbëhet nga një rrënjë dhe një shtesë. Domaini përbëhet nga dy ose më shumë segmente tekstuale të ndara me pika, të tilla si icann.org”.

Po ai rus? Eksperti Manaj thotë se, “domeni .ru është domeni kombëtar për Federatën Ruse dhe përdoret kryesisht nga individë dhe organizata që operojnë brenda Rusisë ose synojnë tregun rus”. Regjistrimi i një domeni .ru, sipas ekspertit të IT-së, është i hapur për të gjithë, pa dallim shtetësie apo kufizime specifike.

Një individ që është i interesuar të regjistrohet duhet të paraqesë kopje të një dokumenti identifikimi (p.sh., pasaportë ose ID) ndërsa për organizatat, duhen  dokumentet e regjistrimit të kompanisë dhe NIPT-i. “Disa kërkesa që duhen plotësuar gjatë procesit të regjistrimit: Ngarkimi  i Dokumenteve të Identifikimit: Për individët, kërkohet një kopje e një dokumenti identifikimi (p.sh., pasaportë ose ID). Për organizatat, kërkohen dokumentet e regjistrimit të kompanisë dhe NIPT-i:

Përdorimi i një adrese lokale: Në disa raste, regjistruesi mund të kërkojë që të ketë një adresë kontakti në Rusi. Shumë regjistrues ndërkombëtarë ofrojnë shërbime të adresave të ndërmjetme për këtë qëllim.

Regjistruesit ndërkombëtarë: Ka kompani ndërkombëtare që lehtësojnë procesin për individët dhe organizatat e huaja që duan të blejnë një domen .ru, duke ofruar ndihmë me dokumentet dhe kërkesat locale”, radhit Manaj. Sipas tij, ka linqe të caktuara ku mund të blihen domaine ruse siç psh., reg.ru. Sa kushton një domain rus? Vetëm 119 ₽ose 1.19 $

AKEP dhe roli i saj

Faktoje.al iu drejtua me një kërkesë për informacion AKEP-it për të mësuar konkretisht prej saj listën e domaineve ruse, çfarë përmbanin ato, roli i AKEP në këtë drejtim dhe rruga e ndjekur deri në mbylljen e tyre. Që në krye të përgjigjes AKEP informon se identifikimi i përmbajtjeve online të paligjshme ose të dëmshme dhe domaineve të tyre, nuk kryhet prej tij.  “Fillimisht sqarojmë se bazuar në pikën 1, të nenit 2, të ligjit nr. 9918/2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuarAKEP nuk ka kompetencë ligjore të shqyrtojë përmbajtjet e komunikimeve elektronike, pra as përmbajtjet e publikuara në faqet e internetit,  platformat online, etj”, thuhet në përgjigjen e AKEP

Screenshot e ligjit ku bazohet AKEP

Për pasojë, në vijim të kësaj përgjigje, AKEP sqaron se, nuk ka kompetenca ligjore të shqyrtojë as përmbajtjet e publikuara në faqet e internetit, etj, të ndërtuara edhe me domaine shtetesh si “.ru”, etj, apo me domaine të tjera të përgjithshme si “.com”, “.net”, etj.

“Për këtë arsye AKEP nuk mund të verifikojë dhe nuk ka dijeni, se sa domaine Ruse aksesohen (u hapet përmbajtja) në Shqipëri”, vëren AKEP

Screenshot e përgjigjes se AKEP për Faktoje.al

Organi rregullator i jep të njëjtën përgjigje edhe një tjetër pyetje drejtuar nga Faktoje se a është në dijeni nëse ka website shqiptare që shpërndajnë dezinformim?

Screenshot e pergjigjes se AKEP

“AKEP nuk ka kompetencë ligjore të shqyrtojë përmbajtjet e publikuara në faqet e internetit, të ndërtuara me çfarëdo domaini, pra as websitet Shqiptare, të ndërtuara me domaine me prapashtesën “.al”, apo me prapashtesa të tjera ndërkombëtare si “.com”, “.net”, etj”.

AKEP sqaron se identifikimi i përmbajtjeve online të paligjshme ose të dëmshme kryhet vetëm nga institucione ligjzbatuese që gëzojnë kompetencën ligjore. Cilat janë sipas AKEP? “Identifikimi i përmbajtjeve online të paligjshme ose të dëmshme kryhet vetëm nga institucione ligjzbatuese që gëzojnë kompetencën ligjore si Gjykatat, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Autoriteti për Mbikqyrjen e Lojrave të Fatit, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave personale dhe të Drejtën e Informimit, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, etj, sipas fushave që mbulojnë këto institucione…”

Ndryshe nga institucionet sa më sipër, AKEP (duke mos pasur kompetencë ligjore) nënvizon se, nuk kryen hetime për domainet që duhet tu bllokohet aksesi, por përcjell kërkesat e autoriteteve kompetente, për mbyllje domainesh, faqesh interneti, linke specifike, tek sipërmarrësit ISP (Internet Service Provider) që ofrojnë shërbimin internet në Republikën e Shqipërisë.  “Sqarojmë se bllokimi i aksesit nga ISP-të, nuk përbën bllokim të domainit, por të përmbajtjes së atij domaini (si faqe interneti, etj), në Republikën e Shqipërisë dhe jo jashtë saj”, nënvizon AKEP.

Lista

Lista e domaineve/url-ve, të përcaktuara nga institucione ligjzbatuese, me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, për të cilat është kërkuar bllokimi i aksesit nga ISP-të, është lehtësisht e aksesueshme në faqen zyrtare të AKEP.

Screenshot e nje pjese te listes se domaineve/url-ve, të përcaktuara nga institucione ligjzbatuese, me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, për të cilat është kërkuar bllokimi i aksesit nga ISP-të (përditësuar deri 24.05.2024)

Në përgjigjen e saj për Faktoje.al, AKEP informon se nga lista domaineve të mbyllura (6459 deri në publikimin e këtij lajmi) ato me prapashtesën “.ru”,  kanë arritur në 157. Edhe në rast mbyllje, eksperti i IT-se, Kadri Manaj, sqaron në anën tjetër se domeinet përsëri mund të hapen nëse ndërron DNS (Domain Name System) apo përdor VPN (Virtual Private Network)…