Me një deklaratë të sajuar, fyese, thuhet që junta ushtarake e Nigerit “goditi” Viktoria Nuland

Published on:

Deklarata e supozuar cinike për ambasadoren Victoria Nuland e shpërndarë në këtë postim në Facebook është e sajuar. Asnjë media zyrtare, e themeluar, relevante dhe e besueshme nuk ka raportuar një deklaratë të tillë nga e ashtuquajtura “qeveria revolucionare” e Nigerit, se ata nuk donin para të SHBA-së dhe gjoja rekomanduan që ato “të përdoren për programin e dobësimit të Victoria Nuland”. Deklarata e sajuar u shfaq në Reddit, por komentet poshtë postimit thanë se ishte e rreme dhe se dikush po bënte shaka.

 

Jemi duke shqyrtuar një postim në rrjetin social Facebook në të cilin ndahet një foto nga ambasadorja Victoria Nuland, e cila është një diplomate amerikane me përvojë 33 vjeçare, ku thuhet:

Qeveria revolucionare e Nigerit iu përgjigj SHBA-së për ndërprerjen e ndihmës: Ne nuk kemi nevojë për paratë tuaja, përdorni ato për të financuar programin e humbjes së peshës të Victoria Nuland.

Megjithatë, kjo është një deklaratë e sajuar që i atribuohet juntës ushtarake në Niger. Një grusht shteti ndodhi në Niger dhe autoritetet e reja nuk njihen si legjitime as nga Shtetet e Bashkuara dhe as nga Bashkimi Evropian.

Një pjesë e ushtrisë në këtë vend të Afrikës Perëndimore njoftoi në televizionin kombëtar se kishte kryer një grusht shteti, se Kushtetuta ishte shfuqizuar, se institucionet e qeverisë ishin pezulluar dhe kufijtë e vendit ishin mbyllur dhe se presidenti Mohamed Bazoum po mbahej në Pallatin Presidencial në kryeqytetin Niamey nga anëtarët e gardës.

Më 7 gusht 2023, faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit publikoi një deklaratë të Victoria Nuland për situatën në Niger, ku ndodhej për një vizitë diplomatike. Pra, është e vërtetë që ajo ishte në një vizitë diplomatike në Niger pas grushtit të shtetit, në përpjekje për të vendosur një zgjidhje diplomatike për problemet, por nuk pati sukses. Ajo që nuk përmendet askund, në asnjë media zyrtare, të themeluar, relevante dhe të besueshme, është deklarata e pretenduar e të ashtuquajturës “qeveria revolucionare” e Nigerit, d.m.th. e puçistëve, se nuk i donin paratë e Shteteve të Bashkuara dhe ata gjithashtu urdhëruan të njëjtën “për t’u përdorur për programin e humbjes së peshës së Victoria Nuland”. Bëhet fjalë për një deklaratë të sajuar.

U takuam me shefin e vetëshpallur të Mbrojtjes për këtë operacion, gjeneralin Barmow dhe tre nga kolonelët që e mbështesin. Do të them se këto biseda ishin jashtëzakonisht të hapura dhe në disa momente mjaft të vështira, sepse përsëri ne po përpiqeshim të negocionim një zgjidhje. Nuk ishte e lehtë që gjërat të lëviznin. Ata janë shumë të vendosur në pikëpamjen e tyre se si duan të vazhdojnë dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Nigerit. Pra, përsëri, ne ishim shumë të hapur për atë që ata po rrezikonin. E lamë derën hapur për të vazhduar diskutimet. Por përsëri, ishte e vështirë sot dhe unë do të jem i hapur për këtë. Gjithashtu, para se të mbërrinim, kërkuam gjatë ditës një mundësi për t’u takuar me Presidentin Bazum, për të dëgjuar mendimet e tij drejtpërdrejt – folëm me të në telefon por nuk e pamë dhe nuk na lejuan asnjëherë. Kemi kërkuar edhe disa gjeste për shëndetin dhe mirëqenien, ai ndodhet në një situatë shumë të vështirë për shkak të arrestit shtëpiak së bashku me djalin dhe gruan e tij. Shpresoj që në periudhën në vijim personat që janë përgjegjës për situatën aktuale t’u kthehen atyre kërkesave tona. Nuk na u dha as rasti të shihnim presidentin e vetëpromovuar zotri Tianin. Pra, gjithçka që na mbeti ishte t’i bënim të qartë zotri Barmow se si ishin gjërat. Ishte një mision i vështirë, por i domosdoshëm nga këndvështrimi i interesave amerikane në përpjekjen për të parë nëse kjo situatë shumë e vështirë mund të zgjidhet diplomatikisht, tha Nuland pas vizitës diplomatike.

Të gjitha mediat botërore raportuan se Qeveria e re në Niger, e cila nuk njihet as nga SHBA dhe as nga BE, refuzoi ndihmën diplomatike nga Amerika për rikthimin e presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë së Nigerit. Si pasojë, ndihma e SHBA për Nigerin është pezulluar.

Deklarata e sajuar e shpërndarë në postim – mohimi i ndihmës amerikane për Nigerin dhe cinizmi se paratë do të devijoheshin në programin e humbjes së peshës të Nuland – u shfaq në Reddit. Por në komentet nën postim thuhet se është gënjeshtër, pra se dikush ka bërë shaka.

Udhëheqësit e ECOWAS do të mbajnë një samit për të rënë dakord mbi një plan veprimi për Nigerin, ku udhëheqësit e grushtit të shtetit refuzojnë të tërhiqen. Komplotuesit e grushtit të shtetit të Nigerit kanë publikuar tashmë një listë me 21 ministrat e ardhshëm në Qeverinë e re, duke shtyrë axhendën e tyre përpara një samiti të liderëve rajonalë që kërkojnë që ata të tërhiqen nga grushti i shtetit.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.