Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë
Ky artikull u botua për herë të parë nga Vërtetmatës-i (Maqedonia e Veriut), në kuadër të projektit “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë mbikëqyrëse”.
NATO nuk është në luftë me Rusinë dhe nuk është palë në luftë, por e mbështet të drejtën e Ukrainës për t’u mbrojtur dhe jep mbështetje për rindërtimin afatgjatë të vendit. Luftën në Ukrainë e filloi Rusia, ndërsa BE-ja dhe NATO-ja nuk duan aspak konflikt me Rusinë. BE-ja gjithashtu po ndihmon Ukrainën të rimëkëmbet nga dëmet që i ka shkaktuar Rusia që nga viti 2022, kur ajo bombardoi vendin.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook, ku thuhet:
Moska: NATO dhe BE duan luftë me Rusinë. Në cilën anë do të jemi ne? O homoseksualë, keni humbur 100 luftëra dhe ende nuk e kuptoni.
Nuk është e vërtetë se NATO dhe BE-ja “duan luftë me Rusinë”. NATO-ja e dënon luftën brutale dhe të paprovokuar agresive të Rusisë kundër Ukrainës, e cila është një shtet i pavarur, demokratik dhe partner i afërt i NATO-s. NATO dhe aleatët e saj vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të madhe për Ukrainën, duke e ndihmuar atë të mbrojë të drejtat themelore për vetëmbrojtje.
NATO-ja mbështet përpjekjet për negociata me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Është thelbësore që paqja të sigurohet përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme, në mënyrë që Rusia të mos e sulmojë më kurrë Ukrainën dhe të mos përbëjë kërcënim për asnjë pjesë të NATO-s. Kjo do të kërkojë marrëveshje të përshtatshme sigurie për Ukrainën, dhe shumë aleatë po diskutojnë aktivisht se çfarë mund të përfshijnë ato. Për të arritur një paqe të drejtë dhe afatgjatë, Ukraina duhet të jetë në pozitën më të fortë të mundshme në fushën e betejës, dhe aleatët e NATO-s vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbështetje të gjerë ushtarake. Mbështetja e NATO-s nuk ka për qëllim vazhdimin e luftës, por të sigurojë që Ukraina të ketë gjithçka që i nevojitet për t’u mbrojtur sot dhe për të parandaluar agresionin në të ardhmen. Ky qëndrim është publikuar në faqen zyrtare të NATO-s.
Siç thekson EUvsDisinfo, narrativa se “mbështetja financiare për Ukrainën nga vendet e BE-së është në fakt dëshmi se BE-ja dëshiron që lufta të vazhdojë” është një histori tashmë e shfrytëzuar e dezinformimit, pavarësisht faktit se lufta në Ukrainë është përgjegjësi e Rusisë, e cila e filloi pushtimin ushtarak të paprovokuar.
BE-ja gjithashtu po ndihmon Ukrainën të rimëkëmbet nga dëmet që Rusia i ka shkaktuar që nga viti 2022, kur e bombardoi vendin.
Ushtria ukrainase bëri atë që shumë mendonin se ishte e pamundur – i bëri rezistencë Rusisë. Ukraina është në krye të inovacionit ushtarak. Por lufta me armë e Rusisë vazhdon. Kjo është një luftë sistemesh mbrojtëse që garojnë mes vete, dhe njëkohësisht është edhe një luftë burimesh. Prandaj, duhet të vazhdojmë të investojmë në sistemet mbrojtëse të Ukrainës. Plani ynë për gatishmëri mbrojtëse 2030 do të jetë kyç. Ai do të vë në dispozicion burimet e nevojshme dhe hapësirën fiskale për të siguruar kapacitetet ushtarake, dhe do të rrisë investimet në aftësitë mbrojtëse të Ukrainës. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Konferencën për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, e cila këtë vit po mbahet në Romë.
Ajo foli gjithashtu për fondet për rindërtimin e Ukrainës pas invazionit ushtarak nga Rusia, konkretisht për atë që përfaqëson të ardhmen e saj. Përpjekja për ta paraqitur Bashkimin Evropian si armik të botës dhe të Ukrainës, në kuptimin se BE-ja dëshiron që Ukraina të jetë në luftë dhe që lufta të zgjasë, është e padrejtë dhe e pavërtetë. Kjo për shkak se BE-ja u pozicionua në anën e vetëmbrojtjes së Ukrainës, dhe jo për ndonjë arsye tjetër – por sepse Rusia e sulmoi Ukrainën.
Rusia e nisi luftën kundër Ukrainës pa qenë e kërcënuar as nga Ukraina, as nga ndonjë tjetër shtet në Evropë.
Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdoi me marrjen e territoreve në Donetsk dhe Luhansk. Në vitin 2022, me invazionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës, filloi konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Rusia goditi spitale, shkolla dhe qendra tregtare. Rusia bombardoi infrastrukturën civile të energjisë dhe ujit. Rusia vret civilë ukrainas. Ukraina ka të drejtë dhe përgjegjësi për të mbrojtur popullin e vet. Vetëmbrojtja është një të drejtë themelore, e inkorporuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. NATO ka të drejtë të mbështesë Ukrainën ndërsa ajo përpiqet të mbrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje dhe të mbetet një shtet sovran në Evropë. Vetëmbrojtja dhe mbështetja e vetëmbrojtjes janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, shkruhet në faqen zyrtare të NATO-s.
Se nuk është e vërtetë ajo që thuhet në postimin që po rishikojmë — “se NATO dhe BE-ja duan luftë me Rusinë” — e dëshmon edhe fakti që liderët e BE-së disa herë kanë kërkuar nga Rusia të ndalojë menjëherë veprimet e saj ushtarake, të tërheqë pa kushte të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga Ukraina, dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
NATO nuk është në luftë me Rusinë dhe nuk është palë në luftën që Rusia po e zhvillon në Ukrainë. NATO-ja e mbështet Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, siç është e përcaktuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Nuk kërkojmë konfrontim me Rusinë. Si përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë, vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen tonë për të siguruar që nuk ka hapësirë për keqkuptime, që NATO është gati të mbrojë dhe mbështesë çdo aleat të vet. NATO është një aleancë mbrojtëse. Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë vendet tona, shkruan në faqen e NATO-s ku demaskohen dezinformatat pro-ruse.
E njëjta faqe ku demaskohet dezinformimi pro-rus thuhet se “Rusia kërkon të krijojë sfera ndikimi dhe kontrolli mbi vendet e tjera përmes përmbysjes, indoktrinimit, agresionit dhe aneksimit” dhe se “përdor metoda konvencionale, kibernetike dhe hibride, duke përfshirë dezinformimin kundër NATO-s dhe partnerëve”.
NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk paraqet kërcënim për Rusinë.
Aleanca do të vazhdojë të përgjigjet ndaj kërcënimeve dhe veprimeve ruse me një qasje të përgjegjshme dhe të përbashkët. Ne e mbrojmë mbrojtjen tonë, mbështesim partnerët dhe forcojmë rezistencën tonë, duke përfshirë edhe zbardhjen e dezinformatave të Rusisë, shkruan në faqen e NATO-s.
Lufta në Ukrainë ka sjellë shumë viktima njerëzore dhe pasoja ekonomike për tërë botën, dhe ndalimi i saj është opsioni më i mirë, por kushtet për këtë ndalim të luftës ende duhet të negociohen, saktësohen dhe të jenë të pranueshme për palën ukrainase.
Për shkak të të gjitha fakteve të përmendura më sipër, postimi që po rishikojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.




