Nuk është e vërtetë që Zelenski po zbaton agjendë perëndimore për fshirjen e krishterimit

Published on:

Foto nga Kisha e Shën Sofisë në Kiev, Ukrainë: Ivan SedlovskyiCC BY-SA 4.0, via Wikimedia Commons

Ky artikull u botua për herë të parë nga Vërtetmatës-i (Maqedonia e Veriut), në kuadër të projektit “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë mbikëqyrëse”.

Në kundërshtim me atë që thuhet në postim, urdhri nuk e detyronte Kishën Ortodokse Ukrainase – Patriarkati i Moskës të dorëzonte ortodoksinë, të ndryshonte zakonet liturgjike, të ndryshonte gjuhën e shërbesave fetare, apo të ndryshonte kalendarin kishtar. Nuk kërkohej të shpallte autoqefalinë. Asgjë e tillë. Ajo që u kërkua nga ata ishte të tërhiqeshin nga Patriarkati i Moskës.

 

Po recensojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin shkruhet:

Zelenski – Kievi, me ndalimin e KOU-së – Kishës Ortodokse të Ukrainës, institucionit më të madh fetar, për shkak të lidhjes së saj të ngushtë me Kishën Ruse.
1 – Zelenski, “glob-satanisti” është duke zbatuar agjendën perëndimore të “demokracisë demonike” për fshirjen e krishterimit.
2 – Një fe që varet nga vullneti i shtetit është vetëm një fe institucionale (e miratuar nga shteti), e cila është ndryshe nga besimi i vërtetë, për të cilin nuk nevojitet miratim nga shteti apo ndonjë subjekt tjetër për t’u praktikuar, sepse ai është një marrëdhënie shpirtërore midis individit dhe Zotit të tij, e jo një licencë – leje për të vepruar.
3 – Përkrahësit e verbër të VMRO-DPMNE-së janë pjesë e koalicionit të BE-së me idiotë nga broileri globalist, të cilët japin mbështetje pa kushte për Zelenskin.
4 – Kaq.

Në kuadër të postimit është shpërndarë edhe një fragment nga teksti i “Russia Today” me titull “Kievi dëshiron ta ndalojë denominacionin më të madh të krishterë”.

Nuk është e vërtetë se “Zelenski është global-satanist”, as që “zbaton një agjendë perëndimore demonkratike për fshirjen e krishterimit”. Krishterimi, veçanërisht ortodoksia, vazhdon të jetë feja dominuese në Ukrainë. Nuk mund të thuhet se Ukraina e ka ndaluar ortodoksinë.

Më 24 korrik 2025, Mitropolia e Kievit e KOU–MP mori një urdhër me postë, sipas të cilit organizata detyrohej të ndërpriste lidhjet me Kishën Ortodokse Ruse brenda një muaji – deri më 24 gusht. Kjo, megjithatë, nuk ndodhi.

Në Ukrainë vazhdon të funksionojë edhe Kisha Ortodoksi e Ukrainës – Patriarkana e Kievit, e formuar në vitin 1992 nga klerikë ukrainas që kërkonin pavarësi nga Kisha Ortodokse Ruse. Krishterimi në Ukrainë mbetet përcaktimi fetar dominues i popullsisë dhe nuk ka shenja se Perëndimi ka ndonjë qëllim “ta shkatërrojë”, siç pretendohet në postim.

Ajo që në fakt kërkon Kievi është që Kisha Ortodokse e Ukrainës – Patriarkana e Moskës  të konfirmojë se është e pavarur nga Moska. Për shkak se kjo nuk ndodhi, shteti përmes gjykatës kërkon shfuqizimin e Mitropolisë së Kievit. Sipas Viktor Jelensky, shef i Komitetit Shtetëror për Politikë Kombëtare të Ukrainës, urdhri parashikon që UKO të tërhiqet nga Kisha Ortodokse Ruse, përfshirë famullitë, manastiret, administratat dioqezane dhe institucionet arsimore teologjike. Për më tepër, kisha duhet të deklarojë zyrtarisht se statuti i KOR nga viti 2017 nuk është i vlefshëm për të dhe se nuk pajtohet me aneksimin e dioqezave të saj nga Rusia dhe me veprimet e trupave pushtuese ruse. Ai theksoi se rregullorja nuk kërkon nga UKO–PM të heqë dorë nga ortodoksia, të ndryshojë gjuhën e liturgjisë, të ndryshojë kalendarin ose të bëhet pjesë e një kishe tjetër.

Sipas Kievit, Kisha Ortodokse e Ukrainës – Patriarkana e Moskës (KOU) është drejtpërdrejt e lidhur dhe e mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse, ndërsa Kisha Ortodokse Ruse haptazi e mbështeti pushtimin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe zyrtarisht e quan atë ‘operacion special’.

Pikërisht, shërbimi shtetëror për etnopolitikë dhe liri të ndërgjegjes kërkon në gjykatë ndërprerjen e Mitropolisë së Kievit të Kishës Ortodokse të Ukrainës – Patriarkana e Moskës si person juridik. Kjo për shkak të lidhjes së saj me Kishën Ortodokse Ruse. Kësaj kishe iu kërkua të konfirmojë pavarësinë nga Moska, gjë që nuk është bërë, përkatësisht mitropoliti Onufri i KOO dërgoi një letër e cila “përfundon me faktin se urdhri nuk do të përmbushet”, njoftoi “Dojçe Vele”.

Viktor Jelenski, në një takim informues me gazetarët, deklaroi se meqenëse kërkesa për të konfirmuar pavarësinë nga Moska nuk u përmbush, është detyrim të shpallet Mitropolia e Kievit e Kishës Ortodokse të Ukrainës si e lidhur me Kishën Ortodokse Ruse, e cila është e ndaluar në Ukrainë. 

Hapi i dytë është të dërgohen letra për këtë çështje te Mitropolia e Kievit dhe te ato organizata fetare që janë pjesë e saj ose të lidhura me të. Hapi i tretë është menjëherë, siç është parashikuar në ligj, të parashtrohet padi në gjykatë për shfuqizimin e Mitropolisë së Kievit. Në fakt, kjo është ajo që u bë, deklaroi Jelenski para gazetarëve. 

Megjithatë, sipas tij, edhe nëse gjykata miraton ndërprerjen e aktiviteteve të Mitropolisë së Kievit të UOC-MP, kjo nuk do të thotë se të gjitha famullitë që i përkasin kësaj kishe do të mbyllen. Ai shpjegoi se nëse gjykata e privon Mitropolinë e Kievit nga statusi i personit juridik, atëherë famullitë nuk do të kenë qendër. Ato nuk do të detyrohen të kalojnë në ndonjë kishë tjetër.

Shteti nuk e detyron askënd të bashkohet me Kishën Ortodokse të Ukrainës apo me ndonjë tjetër. Edhe pas vendimit përkatës gjyqësor, famullitë mund të mbeten të pavarura dhe të veprojnë në mënyrë autonome, deklaroi Jelenski. 

Përkundër asaj që u tha në publikim, urdhri nuk e detyronte të hiqte dorë nga ortodoksia, të ndryshonte zakonet liturgjike, të ndryshonte gjuhën e shërbesave, apo të ndryshonte kalendarin kishtar. Nuk kërkohej as të shpallte autoqefalinë. Asgjë e ngjashme. Ajo që u kërkua prej tyre ishte të tërhiqeshin nga Kisha Ortodokse Ruse. Shërbimi shtetëror për etnopolitikë dhe liri të ndërgjegjes është i detyruar me ligj të padisë një organizatë fetare për të cilën është konstatuar se ka lidhje me një organizatë fetare të një vendi agresor, vazhdoi Jelenski.

Sipas Jelenskit, padia do të dorëzohet në Gjykatën Administrative të Qarkut në Kiev. Objekti i padisë është: “Për ndërprerjen e Mitropolisë së Kievit të Kishës Ortodokse të Ukrainës”.

Kjo është një term juridiko-burokratik, që do të thotë se aktiviteti i saj si person juridik ndërpritet. Madje mund të thuhet edhe se likuidohet. Kjo do të thotë se do ta humbasë subjektivitetin e saj juridik. Nuk do të mund të jetë person juridik, nuk do të mund të lidhë kontrata, nuk do të mund të veprojë zyrtarisht, shpjegon Jelenski.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se besimtarët e kësaj kishe do të vazhdojnë të mund të mblidhen dhe të luten, sipas ritit. 

Askush nuk mund të ndalojë lutjen. Madje edhe mbledhjet në vendin tonë për të praktikuar fenë individualisht ose në grup, askush nuk do të ndërhyjë, thotë Jelenski. 

Nga kjo qartë shihet se nuk është e saktë pohimi se „feja varet nga vullneti i shtetit“. Shteti i Ukrainës nuk ndërhyn në besimin dhe në fenë, por mbron veten nga ndikimet e Moskës nën petkun e religjiozitetit. Qytetarët e Ukrainës kanë të drejtë të plotë që të vazhdojnë të praktikojnë krishterimin dhe ortodoksinë. Në publikim sulmohen gjithashtu anëtarët e partisë VMRO-DPMNE për shkak se thuhet se ishin pro-BE-së dhe i dhanë mbështetje Zelenskit, por kjo në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me faktin që Ukraina nuk mbështet një kishë me lidhje me Moskën.

Për të gjitha këto fakte të përmendura më sipër, publikimi që po recensojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.