Pushtimi ushtarak agresiv i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë u zhvillua më 24 shkurt 2022. OBSH ka shpallur fundin e Covid 19 si një emergjencë shëndetësore globale më 5 maj 2023. Dy ngjarjet nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe aq më pak Putin ka pasur ndonjë ndikim në përfundimin e pandemisë Covid 19
Ne po shqyrtojmë një postim në Facebook që ndan një titull nga Daily Mail në lidhje me një studim të vitit 2022 se “Veshja e një maske ju bën më tërheqës për seksin e kundërt” dhe shkruan:
Një muaj më vonë maska u zëvendësua nga flamuri i Ukrainës si afrodiziaku i fundit… Ende nuk mund ta kuptoj pse Putini nuk mori çmimin Nobel si shëruesi më i mirë në historinë e njerëzimit. Ai ndaloi pandeminë botërore me sulmin e tij në Ukrainë. Një vend, një sulm – zero Covid në mbarë botën#KazarianMafia
Një vit para përfundimit të Covid 19 si një emergjencë shëndetësore globale, pandemia ishte në një prirje rënëse pasi imuniteti i popullsisë u rrit për shkak të vaksinimit dhe infeksioneve të kaluara. Gjatë kësaj periudhe u ul vdekshmëria dhe u ul presioni në sistemet shëndetësore. Gjatë gjithë asaj periudhe, Komiteti i Emergjencës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë analizuan me kujdes të dhënat, duke marrë parasysh se kur do të ishte koha e duhur për të ulur nivelin e alarmit për pandeminë.
Dje, Komiteti i Emergjencave u mblodh për herë të 15-të dhe më rekomandoi që të shpallja fundin e Urgjencës së Shëndetit Publik me interes ndërkombëtar. E mora atë këshillë. Prandaj, me shumë shpresë e shpall Covid 19 të përfunduar si një emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Covid 19 nuk është më një kërcënim global për shëndetin, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus më 5 maj 2023.
Urgjenca e Covid-it ka përfunduar, por sa zgjati ajo u shënua nga variante të koronavirusit si delta dhe omicron që shkaktuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital. Gjatë pandemisë, vaksinat kundër Covid 19 kanë shpëtuar miliona jetë. Nga fundi i janarit 2022 deri në maj 2023, rastet e raportuara ditore me Covid u ulën me 92 për qind dhe vdekjet me 80 për qind. Si dhe shtrimet e reja të cilat u ulën me 80 për qind gjatë këtij intervali kohor.
Është për këtë, nuk ishte Putini dhe pushtimi i tij ushtarak në Ukrainë, që kontribuan në fundin e pandemisë së Covid.
Postimi përmend termin “mafia kazare”, e cila u bë e rëndësishme pas fillimit të pushtimit ushtarak të Ukrainës. Ithtarët e kësaj teorie konspirative përdorin termin “mafia kazare” për të justifikuar dhe madje festuar pushtimin e Rusisë.
Ky komplot aludon në besimin se hebrenjtë modernë të Evropës Lindore e kanë prejardhjen nga një popull i njohur si kazarët, të cilët supozohet se u konvertuan në judaizëm në shekullin e tetë dhe jetuan në Ukrainën e sotme. Përkrahësit e kësaj teorie konspirative pohojnë se pushtimi i Putinit në Ukrainë ishte një mjet për të ndihmuar vendin që t’i rezistonte / zmbrapste pushtimin e “hebrenjve Khazar”, sipas faqes së internetit të ADL, organizata udhëheqëse e krijuar në vitin 1913 me misionin për të ndaluar shpifjen kundër hebrenjve dhe për të luftuar antisemitizmin.
Sipas ndjekësve të teorisë, hebrenjtë Khazar banojnë në Ukrainë dhe sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do ta ndihmojë vendin të çlirohet nga dominimi i tyre. Dëshmia për këtë përmbajtje përhapet në mënyrë aktive nga ndjekësit e lëvizjes Q Anon të cilët pretendojnë se qendra e fundit e “mafias kazare” ndodhet në Ukrainë dhe se “shteti i thellë” drejtohet prej andej, shkruan “Myth Detector”.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.