Spekulim është se Polonia do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Published on:

Burimi i këtij informacioni është një postim në Telegram i shkruar nga reporteri ushtarak rus Semjon Pegov në kanalin e tij. Por, presidenti polak Andzhej Duda ka deklaruar në disa raste se Polonia nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë, domethënë se “ushtarët polakë nuk do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar”. Duda e bëri këtë deklaratë në fillim të majit pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë. Ai paralajmëroi për dezinformata në lidhje me këtë temë, duke thënë: “Mos i besoni lajmeve të tilla të pabaza se “Polonia dëshiron t’i bashkohet luftës dhe ushtarët polakë do të dërgohen në luftë”.

Një postimFacebook pretendon se një anëtar i NATO-s ka hyrë drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në konfliktin në Ukrainë dhe se së shpejti po përgatitet mobilizimi edhe tek ne. Ky është informacion i pavërtetë.

Ja anëtari i parë i NATO-s që hyn drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në konfliktin në Ukrainë. Kjo është domino e parë, tani është radha e të tjerëve dhe nuk mund të ndalet. Bëhuni gati, qytetarë të Severxhanit dhe bashkëqytetarë, mobilizimi është afër. Do të keni mundësinë të vdisni për idealet tuaja të NATO-s, thuhet në postim.

Në postimin në Facebook është bashkangjitur prontscreen i një artikulli mediatik, titulli i të cilit pretendon se “dy batalione të këmbësorisë polake kanë mbërritur në Ukrainë“.

Burimi i këtij informacioni është një postim në Telegram i shkruar nga reporteri ushtarak rus Semjon Pegov në kanalin e tij. Dhe kjo është e gjitha. Nuk ka asnjë informacion tjetër që mund të gjendet në hapësirën mediatike që mund të jetë konfirmim shtesë për këtë pretendim. Nuk ka foto apo video të trupave polake në territorin ukrainas duke luftuar kundër Rusisë.

Madje edhe fotografia e përdorur për këtë artikull është e një ushtari polak të bërë në kufirin polako-bjellorusi në Koden, Polonia Lindore më 27 janar të këtij viti, jo e një ushtari polak në Ukrainë, e bërë tani.

 

Kush është Semjon Pegov?

Semjon Pegov është një ish-gazetar i kanalit televiziv rus LifeNews në Donbas, Ukrainën lindore. Në vitin 2017, ai u bë bloger ushtarak pro-rus dhe tani ka 800,000 ndjekës në YouTube dhe mbi një milion ndjekës në Telegram. Ai mbuloi protestat në Bjellorusi kundër rizgjedhjes së presidentit Lukashenko në gusht 2020, si dhe luftën e Nagorno-Karabakh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në vjeshtën e vitit 2020. Sot, Pegov është pjesë e batalionit “Somalia” të forcave të armatosura të Republikës së Donetskut dhe shpërndan video në Telegram nga operacionet e tyre të përditshme. Por postimet e tij shpesh janë plot me dezinformata.

Në fund të fundit, presidenti polak Andzhej Duda ka deklaruar në disa raste se Polonia nuk planifikon të dërgojë ushtarë në Ukrainë, domethënë se “ushtarët polakë nuk do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar”. Duda e bëri këtë deklaratë në fillim të majit pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë.

Ai paralajmëroi për dezinformata në lidhje me këtë temë, duke thënë: “Mos i besoni lajmeve të tilla të pabaza se “Polonia dëshiron t’i bashkohet luftës dhe ushtarët polakë do të dërgohen në luftë”.

Sigurisht, nëse është e nevojshme të mbrojmë vendin tonë, ne do ta mbrojmë atë. Por nuk ka asnjë tregues se ne do të sulmohemi, tha ai.

Polonia ka ofruar ndihmë ushtarake për fqinjin e saj, por nuk ka shprehur ndonjë plan për të dërguar trupa në territorin ukrainas. Njoftime të tilla se Polonia i është bashkuar luftës në Ukrainë janë shpërndarë më parë dhe janë demantuar.

Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura Polake hodhi poshtë akuzat dhe tha se çdo urdhër i supozuar për lëvizjen e trupave ishte “falsifikuar”.

Ky informacion, i cili vjen nga një bloger ushtarak pro-rus dhe për të cilin nuk ka absolutisht asnjë konfirmim zyrtar, as nuk mund të gjeni artikull mediatik nga ndonjë media përkatëse që mund ta konfirmojë këtë, është një spekulim i madh. Në bazë të spekulimeve që vijnë nga pala ruse, nuk mund të pretendohet kategorikisht se një anëtar i NATO-s ka hyrë drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në luftën në Ukrainë, veçanërisht kur vetë Polonia dhe aleanca e NATO-s kanë theksuar në disa raste se nuk do të përfshihen në luftë duke dërguar trupa.

Ky postim, përveç qëllimit të manipulimit dhe përhapjes së spekulimeve, shpërndan panik në opinion se së shpejti do të ketë mobilizim edhe në vendin tonë, pasi jemi anëtarë të NATO-s dhe se “do të vdesim për idealet e NATO-s”.

Por kjo nuk është e vërtetë. NATO nuk është përfshirë në luftën në Ukrainë duke dërguar trupa dhe nuk do të ndodhë as në të ardhmen, sepse Ukraina nuk është anëtare e Aleancës.

Në kohë lufte, kur njerëzit janë të uritur për detaje, dezinformatat dhe propaganda e luftës nga të dyja palët mund të jenë po aq virale sa edhe faktet e verifikuara. Prandaj, përpara se të krijoni opinion dhe të shpërndani diçka në rrjetet sociale, duhet të kontrolloni nëse informacioni vjen nga burime zyrtare.

 


Qries

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari