Teoria e konspiracionit se bashkëshortja e Macron ka lindur si burrë, sërish bëhet aktuale

Published on:

Foto: The Kremlin, MoscowCC BY 4.0, via Wikimedia Commons

Ky artikull u botua për herë të parë nga Vërtetmatës-i (Maqedonia e Veriut), në kuadër të projektit “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë mbikëqyrëse”.

Në shtator të vitit 2024, dy gra që të parat përhapën gënjeshtrën se Brigitte Macron është “lindur si mashkull”, u dënuan nga Gjykata Penale e Parisit që t’i paguajnë dëmshpërblim bashkëshortes së presidentit Macron, për shpifjen që bënë ndaj saj duke përhapur këto gënjeshtra.

 

 

Po rishikojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin shkruhet:

Penisi i Brigitte Macron është temë kryesore.

“Nuk është faji im që Macron është martuar me një penis.” – Candace Owens.

Macron i ka kërkuar Trump-it të orgjëzojnë tek Candace që ajo të ndalojë me postimet për penisin e gruas së tij.

Nëse do të kishte prova se gruaja e tij me penis është në fakt grua biologjike, pse do të duhej urgjenca?

Arsyeja është se – nuk ekziston asnjë provë, dokument apo fotografi e Brigitte Macron si vajzë apo grua deri në moshën 30-vjeçare.

Ky është argumenti që Candace i kërkoi Macron-it për të ndaluar postimet për gruan e tij me penis. Macron nuk ka paraqitur asnjë provë. As nuk ka ngritur padi për shpifje kundër Candace.

Siç shkruan “Le Monde”, Candace Owens është një komentatore që përkrah teori konspirative, përfaqëson figurë të ekstremit të djathtë amerikan dhe punon pareshtur për të ringjallur informacionet e rreme se bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron është transgjinore.

Në Francë, në shtator të vitit 2024, dy gra u urdhëruan të paguajnë dëmshpërblim për shpifje për përhapjen e pavërtetës se “Brigitte Macron është mashkull” dhe se ajo ka bërë operacion për ndërrim gjinie.

Në emisionin e tij në qershor 2024, moderatori Piers Morgan i quajti pretendimet e Candace Owens “shumë fyese, shumë të gabuara”. Më pas, në një postim në “X” nga janari 2025 me titull “Mora një kërcënim ligjor nga presidenti aktual…”, Owens zbuloi se ishte kontaktuar nga një firmë avokatie që përfaqëson çiftin Macron, për ta paralajmëruar për shpifjet.

Duke folur në një ngjarje në Paris në mars 2024, presidenti francez për këto dezinformata deklaroi:

Gjëja më e keqe janë informacionet e rreme dhe skenarët e trilluar. Njerëzit në fund u besojnë dhe të shqetësojnë, madje edhe në intimitetin tënd.

Gjithashtu në mars, vajza e znj. MacronTiphanie Auzière, deklaroi për transmetuesin BFMTV se thashethemet janë “groteske” dhe “një formë ngacmimi”.

Si pjesë e vazhdimit të dezinformatave që përhapen për Brigitte Macron është edhe një postim viral i ndarë në X, i cili pretendon se Franca gjoja i ka ofruar komentatores konservatore Candace Owens një pagesë të njëhershme prej 4 milionë dollarësh dhe 50.000 dollarë në muaj deri në fund të jetës së saj që të ndalojë raportimet për zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron.

Në nëntor të vitit të kaluar, Owens-it iu refuzua viza për të hyrë në Zelandën e Re, sipas “Associated Press”. Më parë, asaj i ishte refuzuar edhe viza për në Australi, për shkak të komenteve ku pretendohet se ajo ka mohuar që hebrenjtë kanë qenë subjekt i eksperimenteve mjekësore në kampet naziste të përqendrimit.

Owens nisi një seri të quajtur “Becoming Brigitte” përmes kanalit të saj në YouTube, ku pretendon se Brigitte Macron është gjoja transgjinore. Në një episod online të podcastit të saj “Candace”, Owens thotë se ka marrë një kërcënim ligjor nga presidenti Macron si përgjigje ndaj pretendimeve të saj për bashkëshorten e tij.

Bashkëshortja e presidentit të Francës i është kundërvënë me padi teorisë së konspiracionit që qarkullon në internet (dhe në postimin që po rishikojmë), se ajo është “transgjinore dhe ka lindur si mashkull”. Zonja e parë e Francës është vënë në shënjestër në rrjetet sociale, ku një sërë pretendimesh për këtë të pavërtetë janë shpërndarë nga teoricienë të konspiracionit.

Këto pavërtetësi shkuan deri aty sa pretendonin se “ka lindur si mashkull me emrin Jean-Michel Tronier”Emri u përmend në rrjetet sociale dhjetëra mijëra herë.

“Reuters” vërejti se në këtë fushatë kundër Brigitte Macron u shpërndanë edhe foto të ndryshme të fabrikuara, për të paraqitur “si duket ajo në fëmijëri, kur thuhej se ka lindur si mashkull”. Por bëhet fjalë për një mashtrim dhe për fotografi që nuk janë të besueshme, por të krijuara me ndihmën e mjeteve (softuerëve).

Në shtator 2024, dy gra që së pari përhapën pavërtetësinë se Brigitte Macron është “lindur si mashkull”, u dënuan nga gjykata penale e Parisit që t’i paguanin dëmshpërblim bashkëshortes së presidentit për shpifjet që i bënë duke përhapur këto gënjeshtra.

Të dyja gratë luajtën rol kryesor në propagandën me këtë përmbajtje…

Të dyja gratë luajtën rol kryesor në propagandën me këtë përmbajtje në vitin 2021, duke dhënë një intervistë të gjatë mbi 4 orë, duke u prezantuar si “gazetare të pavarura” me temë “komplot”, “mashtrim” dhe “gënjeshtër shtetërore” të cilën pretendonin se e kishin zbuluar. Në intervistën katër orëshe në YouTube, të dyja gratë shfaqën fotografi të Brigitte Macron dhe familjes së saj, folën për “operacione që ajo kishte kryer”, pretenduan se nuk është nëna e tre fëmijëve të saj dhe zbuluan të dhëna personale për vëllain e sajshkruan gazeta franceze “Le Monde”.

Sipas avokatit të Macron, Jean Enoch, kjo nuk përbën fitore me këtë vendim gjyqësor – por është zbatim i zakonshëm i ligjit.

Gjatë gjyqit, avokati Aknouche theksoi se kjo teori konspirative ka shkaktuar dëm të madh për shkak të lajmeve të rreme që janë përhapur në mbarë botën.

Taktika e etiketimit të paarsyeshëm të dikujt si transgjinor nuk është e veçantë vetëm për Brigitte Macron. Shumë gra me profil të lartë janë përballur me teori të ngjashme konspirative ndaj tyre. Ky fenomen njihet si “transvestigation”, shkruan Euronews.

Teoria e mohuar e komplotit se Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, ka lindur si mashkull biologjik dhe më pas ka kaluar në femër, është përhapur shumë herë gjatë viteve të fundit, por kjo nuk e bën atë të besueshme.

Për shkak të të gjitha këtyre fakteve të përmendura, postimi që po rishikojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.