BAZA

Qëllimi kryesor i projektit Qendra kundër Dezinformimit në Ballkanin Perëndimor (WBADH) është ekspozimi i ndikimit keqdashës të huaj në Ballkanin Perëndimor duke ekspozuar dhe hartëzuar rrjedhën e dezinformatave dhe propagandës që buron nga aktorë të jashtëm në të gjithë rajonin.

Demaskimi dhe përmbajtja analitike e medias për çdo vend:

Shqipëri nga Faktoje
Bosnje dhe Hercegovinë nga “Zashto Ne”
Kosovë nga Sbunker
Mali i Zi nga CDT
Maqedoni e Veriut nga Metamorfozis
Serbi nga ISAC

Storje hulumtuese, duke shfaqur punën nga
• CDT (Mali i Zi)
• Internews Kosova (Kosovë)
• SCOOP (Maqedonia e Veriut)
• Meta.mk / Portalb / Vërtetmatësi (Maqedonia e Veriut)

Publikimet:
Tendencat dhe narrativet e dezinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor Janar-Qershor 2022 (pdf)

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale: Facebook & Twitter
Ngjarjet e avokimit:

Objektivat specifike
1. Rritja e kapacitetit të gazetarëve dhe mediave për të identifikuar, dokumentuar, raportuar dhe ekspozuar ndikimet e huaja keqdashëse.
2. Edukimi i publikut për natyrën dhe efektet e dezinformatave të ndikuara nga aktorë të jashtëm.
3. Avokimi për rritjen e debatit publik dhe rritje të interesit për masa konstruktive politike.
4. Zhvillimi i një modeli për përballjen me dezinformata nga burime të huaja keqdashëse.

Grupet e synuara
1. Publiku i gjerë si grupi më i prekur nga ndikimet keqdashëse të huaja;
2. Redaksitë dhe gazetarët kombëtarë dhe rajonalë;
3. Organizatat e shoqërisë civile;
4. Institucionet publike/shtetërore të përfshira në luftën kundër ndikimeve keqdashëse të huaja.

Rezultatet e pritura
1. Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive të publikut për ekosistemet e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor duke siguruar një infrastrukturë për paralajmërim të hershëm, të bazuar në të dhëna.
2. Prodhimi i përmbajtjeve informative dhe edukative mediatike për të ekspozuar dezinformatat në bazë të një metodologjie inovative të bazuar në të dhënat për identifikimin, gjurmimin dhe ekspozimin e ndikimeve keqdashëse të huaja.
3. Krijimi i një rrjeti shumëpalësh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave mediatike, duke përfshirë edhe verifikuesit e fakteve dhe lajmeve, organizatat “think-tank” dhe palët e tjera të interesuara, që shërben si një platformë për mbulimin e përbashkët mediatik, monitorimin e mediave dhe ngritjen e kapaciteteve.
4. Një model modern për përballjen me dezinformatat, i bazuar në një metodologji për njohjen dhe raportimin e ndikimit keqdashës të huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova), që është i zbatueshëm jashtë rajonit ku është zhvilluar, veçanërisht në vendet ku një ndikim i tillë toksik nuk e merr vëmendjen e duhur nga mediat dhe elita politike.

Aktivitetet e projektit
1. Zhvillimi i infrastrukturës rajonale të bazuar në të dhënat për paralajmërim të hershëm që do të shërbejë për të parandaluar ndikimin e dëmshëm në rajon nga fushatat dezinformuese me origjinë nga aktorë të huaj.
2. Gazetaria mbikëqyrëse (Watchdog journalism) – prodhimi i përmbajtjeve gazetareske cilësore në formë recensionesh, analizash dhe storjesh hulumtuese.
3. Hulumtimi i fokusuar në hartëzimin, dokumentimin dhe shpjegimin e vendeve të ndikimit të huaj keqdashës në çdo vend dhe në BP në tërësi. Mbledhja dhe analiza e të dhënave që do të rezultojë në krijimin e një infrastrukture për paralajmërim të hershëm të drejtuar nga të dhënat, e përqendruar rreth një baze të dhënash.
4. Informimi publik dhe avokimi – angazhimi i audiencës së përgjithshme dhe rritja e vetëdijes përmes një fushate promovuese për edukimin dhe informimin e publikut përmes mediave sociale; kontributi për ndryshimin e politikave nëpërmjet konsultimeve për avokim dhe ngjarjeve publike që i bashkojnë palët përkatëse të interesit për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e tyre në debatin publik mbi ndikimet e huaja keqdashëse.
Kohëzgjatja e projektit: 3,5 vjet (42 muaj)
Mbështetja financiare: Mbretëria e Holandës

Partnerët e projektit – anëtarët kryesorë të rrjetit: