Nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar nga SHBA, Evropa dhe Rusia që NATO nuk do të zgjerohet. Ideja e zgjerimit të NATO-s përtej Gjermanisë nuk ishte në rendin e ditës në vitin 1989, sepse Traktati i Varshavës ekzistonte. Kjo u konfirmua nga Mikhail Gorbachev në një intervistë në vitin 2014.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku thuhet:
Jeffrey Sachs për krizën në Ukrainë. SHBA hodhi bazat për një operacion special shumë kohë përpara se Putini të zgjidhej.
“Presidenti amerikan i premtoi Mikhail Gorbachev 30 vjet më parë se NATO nuk do të lëvizte as pak në lindje… Fatkeqësisht, tashmë në fillim të viteve 90 filluan të planifikonin zgjerimin e NATO-s në vetë Ukrainën. Sipas mendimit tim, ky është gabimi më i madh që kanë bërë Shtetet e Bashkuara”, tha ekonomisti amerikan dhe profesori i Universitetit të Kolumbisë, Jeffrey Sachs në kanalin e tij në YouTube. Sachs pranoi se ky veprim minoi besimin midis Uashingtonit dhe Moskës dhe se ishte shkaku i konfliktit në Ukrainë. “E gjithë kjo filloi shumë përpara presidencës së Putinit. Baza ishte besimi i Amerikës në konceptin e një bote unipolare. Ky besim ishte i gabuar, i rrezikshëm dhe provokues”.
Ndryshe nga sa thuhet në postimin që po shqyrtojmë, NATO në faqen e saj zyrtare e cilëson këtë si të pavërtetë, pra mit.
Sipas faqes së internetit të NATO-s, nuk ka pasur kurrë një marrëveshje me të cilën NATO i premtoi Rusisë se nuk do të zgjerohej pas Luftës së Ftohtë. Dera e NATO-s ka qenë e hapur për anëtarët e rinj që nga themelimi i aleancës në vitin 1949 dhe kjo nuk ka ndryshuar kurrë.
Politika e dyerve të hapura gjendet në nenin 10 të marrëveshjes themeluese të NATO-s, ku thuhet se çdo vend tjetër evropian, i cili mund të forcojë parimet e marrëveshjes dhe të kontribuojë në sigurinë e NATO-s, mund t’i afrohet anëtarësimit. Vendimet e anëtarësimit merren me konsensus midis anëtarëve.
Nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar nga SHBA, Evropa dhe Rusia që NATO nuk do të zgjerohet. Ideja e zgjerimit të NATO-s përtej Gjermanisë nuk ishte në rendin e ditës në vitin 1989, sepse Traktati i Varshavës ekzistonte. Kjo u konfirmua nga Mikhail Gorbachev në një intervistë në vitin 2014.
Tema e zgjerimit të NATO-s nuk u diskutua fare dhe as nuk ishte temë në ato vite. Unë e pretendoj këtë me përgjegjësi të plotë. Asnjë vend i Evropës Lindore nuk e ngriti këtë çështje edhe kur Pakti i Varshavës pushoi së ekzistuari në vitin 1991. Udhëheqësit perëndimorë gjithashtu nuk e diskutuan këtë, thotë Gorbachev, shkruan në faqen e NATO-s.
Transkriptet e deklasifikuara të Shtëpisë së Bardhë konfirmojnë gjithashtu se në vitin 1997, Bill Clinton refuzoi vazhdimisht propozimin e Boris Yeltsin për një marrëveshje zotërinjsh që asnjë ish republikë sovjetike të mos anëtarësohej në NATO.
Unë nuk mund të angazhohem në emër të NATO-s dhe nuk do ta vë veten në një pozicion për të vënë veton ndaj zgjerimit të NATO-s në lidhje me ndonjë vend, aq më pak të lejoj një tjetër ta bëjë këtë. NATO punon me konsensus, tha Klinton.
Në një tekst të publikuar nga shtypi i Universitetit të Harvardit, shkruhet se Robert Zoellick, një diplomat amerikan që ndihmoi në negocimin e përfundimit të Luftës së Ftohtë, tha se pretendimet e Vladimir Putin për Ukrainën janë pjesë e një fushate dezinformimi. Kur Presidenti Xhorxh W. Bush u ul me Presidentin Sovjetik Mikhail Gorbachev për të negociuar një fund paqësor të Luftës së Ftohtë, Robert Zoelick ishte në dhomë. Gjatë samitit të vitit 1990, Zoellick thotë se presidenti Gorbachev pranoi idenë e ribashkimit të Gjermanisë në NATO bazuar në parimin se çdo vend duhet të zgjedhë lirisht me kë do të bëjë aleancë.
Unë isha i pranishëm në ato takime dhe Gorbaçovi tha gjithashtu se nuk kishte asnjë premtim për të mos zgjeruar NATO-n, kujton Zoelik.
Ministri i Jashtëm Sovjetik Eduard Shevarnadze, më vonë president i Gjeorgjisë, ishte dakord, thotë ai.
Ai shton se marrëveshja e ribashkimit të Gjermanisë nuk përfshin një kufizim për zgjerimin e NATO-s. Këto fakte minuan një nga justifikimet e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës, se SHBA-të gjoja kishin rënë dakord që ish-shtetet e Paktit të Varshavës nuk do të bëheshin kurrë pjesë e Aleancës së sigurisë së Atlantikut të Veriut.
Realiteti ishte se në vitin 1990 shumica e njerëzve dhe sigurisht jo sovjetikët, u përqendruan në atë nëse vendet e Evropës Lindore do të bëheshin pjesë e NATO-s. Duke e njohur diplomacinë sovjetike dhe ruse, Moska do të kishte kërkuar garanci me shkrim nëse do të besonte se SHBA-ja kishte bërë një premtim të tillë, thotë ai. Dhe madje edhe në vitin 1996 kur Presidenti Bill Clinton mirëpriti vendet e ish-Traktatit të Varshavës për t’u bashkuar me NATO-n, “një diplomat gjerman më tha se në negociatat me rusët, asnjë rus i vetëm nuk ngriti argumentin e ndonjë premtimi se NATO nuk do të zgjerohej”, thotë Zoelik.
Sipas tij, motivi i vendimit të presidentit rus për të sulmuar Ukrainën është se Putini nuk e sheh Ukrainën si një shtet të pavarur dhe sovran.
Ai beson se të gjithë në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë janë, në fakt, rusë dhe jetojnë në një Rusi të madhe. Dhe unë mendoj se në moshën 69-vjeçare, Putin mendon se kjo është një çështje jo vetëm e historisë ruse, por edhe e vendit të tij në historinë ruse, thekson Zoelik.
Zoelik shton se kur sulmet e mëparshme të Putinit ndaj Krimesë dhe rajoneve lindore të vendit nuk arritën të frenojnë animin e Ukrainës drejt Perëndimit, udhëheqësi rus besoi se nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të pushtonte.
Ky është motivimi i tij. Dhe mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm. Qëndrueshmëria dhe vendosmëria e popullit ukrainas për të rezistuar ishte një surprizë për të dhe për të gjithë të tjerët. Nuk mendoj se do të ketë sukses në fund, shton Zoelick.
.Kontrolluesit e fakteve të Politifact shkruajnë se asnjë marrëveshje ligjore nuk e ndalon NATO-n të zgjerohet drejt lindjes.
Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që presidenti amerikan i premtoi Mikhail Gorbaçovit 30 vjet më parë se NATO nuk do të zgjerohej.