Postimi që po analizojmë përmban një sërë manipulimesh dhe të pavërtetash, duke i portretizuar rusët si disa heronj që luftuan për një copë tokë, sikur të ishte e tyre, duke mos përmendur dëmet katastrofike dhe mijëra viktima civile që ka pësuar Mariupoli për shkak të Rusisë. Gjithashtu në njoftim nuk përmendet as jeta e vështirë e njerëzve të mbetur në këtë qytet por manipulohet se po rrjedh “mjaltë dhe qumësht”. Postimi pretendon rrejshëm se maqedonasit kanë humbur vendin e tyre. Maqedonia e Veriut është shtet i pavarur dhe sovran me kufij të pandryshuar
Po shqyrtojmë një postim në Facebook që justifikon agresionin rus kundër Ukrainës duke përdorur një narrativë manipuluese dhe duke tërhequr një paralele krejtësisht të papërshtatshme me vendin tonë.
Gjatë luftimeve në Ukrainë, kur disa qytete u rrafshuan, shumë njerëz pyetën pse rusët po luftonin fare kur nuk kishte mbetur asgjë në atë copë tokë. Është e tmerrshme sa e ulët është vetëdija dhe arsyeja e atyre njerëzve, por ata janë një shembull flagrant se përse humbëm vendin tonë dhe nuk bëmë as rezistencën më të vogël. Krijesa të vonuara, lufta është ajo copë toke, jo ajo që është ndërtuar në atë copë tokë. Video është fillimi i këtij viti shkollor, në MARIUPOL. As shkolla dhe asnjë nga ndërtesat përreth nuk ekzistonin kur rusët pushtuan Mariupolin, dhe ato ekzistojnë tani. Lufta është për një copë tokë, për të vdiset, të cilën ne si brez maqedonas e lejojmë të humbasë çdo ditë pëllëmbë për pëllëmbë dhe as nuk flasim për të, duke menduar se duke e injoruar do ta ndryshojmë realitetin. Ose jemi aq budallenj saqë ngushëllojmë veten se ky realitet do të dhemb më pak nëse e shpërfillim, thuhet në postimin që po analizojmë.
Kështu, bëhen disa pretendime të rreme dhe manipuluese. Por le të shkojmë me radhë.
Një video e një shkolle në Mariupol, e cila është nën pushtimin rus, po shpërndahet, duke lavdëruar rusët për ndërtimin e qytetit, pa përmendur mijëra viktima civile.
Mariupol është qyteti ukrainas që pësoi deri tani më së shumti shkatërrim në fillimet e agresionit rus. Për shembull, vitin e kaluar më 2 mars, ai ishte nën një granatim 14 orësh nga ushtria ruse, dhe këtë e konfirmuan autoritetet lokale ukrainase. Qindra civilë vdiqën. Më 10 mars (2022), një spital për fëmijë në Mariupol u granatua gjithashtu, gjë që u konfirmua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kirilenko. Mund të lexoni më shumë rreth sulmeve në Mariupol këtu.
Është e vështirë të thuhet përfundimisht se sa njerëz qëndrojnë në Mariupol. Para fillimit të pushtimit rus, pothuajse 430,000 njerëz jetonin këtu. Tani, sipas këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushchenko, në qytet kanë mbetur rreth 90 mijë banorë, nga të cilët 65 mijë janë pensionistë. Të tjerët ose u bënë refugjatë (rreth 350,000 njerëz), ose u vranë.
Sipas këshilltarit kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Vadim Boychenko, që nga fillimi i pushtimit, pushtuesit rusë kanë dëmtuar 2208 ndërtesa banimi. Nga këto, 50 për qind (që është më shumë se 1100 shtëpi) u shkatërruan.
Tani po i shembin duke lene gropa e grumbuj guresh. 282 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar tashmë dhe pushtuesit planifikojnë të prishin rreth 700 shtëpi, tha kryebashkiaku (qershor 2023).
Se si është jeta tani në Mariupol tregohet nga dëshmitë e banorëve të qytetit, të cilat raportohen nga Guardian. Në një seri intervistash anonime me Guardian, njerëzit thanë se Mariupol ishte transformuar në një version të errët të Bashkimit Sovjetik që kur mbrojtësit e fundit ukrainas të grumbulluar në fabrikën e çelikut Azovstal iu dorëzuan trupave ruse një vit më parë.
Ndërkohë, Kremlini indoktrinon të rinjtë e qytetit. Shkollat dhe kopshtet u rihapën sipas kurrikulës ruse dhe gjuha ukrainase u ndalua.
Shpëlarja e trurit është shumë e fortë, tha një person. Ata u thonë fëmijëve se presidenti rus është më i miri dhe se Ukraina është plot me njerëz të këqij dhe fashistë. Është si BRSS. Ka parulla joreale dhe të çuditshme. Vetëm matematika dhe fizika janë të pandryshuara, raporton Guardian.
Nuk mjafton të thuhet se rusët po ndërtojnë në Mariupol, por duhet përmendur edhe krimi që i kanë bërë këtij qyteti dhe mënyra se si jetojnë njerëzit atje.
Më tej, postimi thotë se ne e kemi humbur vendin tonë dhe se maqedonasit i kanë lejuar vetes të humbasin centimetër pas centimetri çdo ditë. Ky pretendim është i pasaktë, sepse maqedonasit kanë shtet dhe Maqedonia e Veriut ekziston si shtet i pavarur dhe sovran. Kufijtë e Maqedonisë nuk kanë ndryshuar dhe askush nuk na ka marrë një copë tokë. Ky është dezinformim i pastër. Pretendimet se kemi humbur vendin nuk mbështeten me asnjë fakt, por janë nxjerrë thjesht nga mendja.
Postimi që po analizojmë përmban një sërë manipulimesh dhe t, duke i të pavërtetash duke portretizuar rusët si heronj që luftuan për një copë tokë, sikur të ishte e tyre, duke mos përmendur dëmet katastrofike dhe mijëra viktima civile që ka pësuar Mariupoli për shkak të Rusisë. Gjithashtu në postim nuk përmendet as jeta e rëndë e njerëzve të mbetur në këtë qytet, por manipulohet se po rrjedh “mjaltë dhe qumësht”. Postimi pretendon rrejshëm se maqedonasit kanë humbur vendin e tyre.Maqedonia e Veriut ekziston si shtet i pavarur dhe sovran me kufij të pandryshuar. Për shkak të gjithë kësaj, ne e vlerësojmë postimin që po analizojmë si të pavërtetë.