Ura e Ibrit nuk ka qenë e mbyllur për këmbësorë

Published on:

Ura e Ibrit ka qenë gjithmonë e hapur për kalimin e këmbësorëve dhe nuk është rihapur pas 25 vitesh, siç ka keqinformuar një portal nga Maqedonia e Veriut. Pas përfundimit të punimeve të BE-së për rivitalizimin e urës, ajo nuk është mbyllur asnjëherë për këmbësorë. Aktualisht, diskutimet janë duke u zhvilluar për hapjen e urës qendrore mbi Ibër edhe për qarkullimin e veturave, siç është paraparë me marrëveshjet e Brukselit, por, sipas komunitetit ndërkombëtar, në rrethanat aktuale nuk është e përshtatshme të hapet për automjete.

Më 4 shtator 2024, portali “Struga Ekspres” ka publikuar një video me pamje nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, ku shihen këmbësorë duke kaluar urën nga jugu në drejtim të veriut të Mitrovicës. Në përmbajtje të postimit ka shkruar: “Qytetarët qarkullojnë lirshëm në të dy anët e qytetit pas 25 vitesh ‘si mollë e ndaluar’”. Ky postim, i cili u shpërnda në “Facebook”, ka marrë 1400 reagime, 257 komente dhe është shpërndarë 59 herë.

Foto: Struga Ekspres

Marrë parasysh interesimin e madh të publikut për informacione rreth çështjes së urës, pas paralajmërimit të Qeverisë për hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve, shumë portale “clickbait” tentojnë ta shfrytëzojnë situatën për shtrirje sa më të madhe tek audienca.

Më 18 korrik 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria e tij synon hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta nga vendet e QUINT-it, komuniteti serb në veri,  anëtarë të opozitës and shoqërisë civile.

I dërguari i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, më 6 shtator, është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku mes të tjerash diskutuan edhe për urën. Ai përsëriti se “ura duhet të hapet, por hapja e saj duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.”

Iber Bridge, që nga paslufta, ka qenë simbol ndarjeje midis shqiptarëve në anën jugore dhe serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Ka pasur periudha kur ka qenë e mbyllur edhe për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve për shkak të barrikadave, porse, prej rivitalizimit të saj nga Bashkimi Europian, ajo nuk është mbyllur asnjëherë për këmbësorë.

*This article is published as part of the Western Balkans Regional Initiative against disinformation. “Western Balkans Anti-Disinformation Hub: exposing malign influences through watchdog journalism.”