Autoritetet serbe spiunojnë vizitat e shtetasve rusë me urdhër të Kremlinit

Published on:

Bashkëpunimi në prapavijë dhe lidhjet midis Serbisë dhe Rusisë çuan në spiunimin e opozitës ruse në një takim në Beograd. Një lider i opozitës ruse është arrestuar pasi pamjet e spiunazhit u dorëzuan në Kremlin. Një histori tjetër që tregon se sa larg janë të gatshëm të shkojnë regjimet jodemokratike për të qëndruar në pushtet, duke mos respektuar plotësisht të drejtat e qytetarëve të tyre

Një regjistrim i një takimi të liderëve të opozitës ruse, i regjistruar nga Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA) në maj, i është dorëzuar nga ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin, Sekretarit të Sigurisë Kombëtare ruse, Nikolai Patrushev në Moskë, raportoi portali serb Nova.rs me 8 dhjetor.

Patrushev është gjithashtu drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), agjenci e cila etrashëgoi KGB-në në Bashkimin Sovjetik. Takimi i tij me Vulin u zhvillua më 14 maj.

Menjëherë pas kësaj, më 31 qershor, lideri i opozitës ruse Aleksander Pivovarov u arrestua në Moskë dhe është ende në paraburgim. Ai mori pjesë në një takim të përgjuar në Beograd në fillim të majit me një tjetër figurë opozitare, gazetarin Vladimir Kara-Murza, i cili postoi në Twitter për arrestimin.

 

 

Një tjetër disident rus, biznesmeni Mihail Hodorovski, i cili jeton në azil në Britani, komentoi gjithashtu arrestimin e Pivovarov.

 

 

 

(Përkthim: Duket që policia sekrete serbe po regjistron bisedat e aktivistëve rusë dhe ia përcjell ato FSB-së. Historia nuk na mëson, por [Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë po pret.)

Që nga dhjetori 2021,Vulin as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar lidhjen midis dorëzimit të pretenduar të pamjeve filmike dhe arrestimin në fjalë.

Grup pune për të luftuar lëvizjet pro-demokratike

Si pjesë e tregimit të tyre, Nova.rs kujtoi se Rusia dhe Serbia kishin formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar të ashtuquajturat “revolucione shumëngjyrëshe” – një term i përdorur në mënyrë përshkruese nga aleatët e Kremlinit si pjesë e një teorie konspirative që pretendon se lëvizjet anti-qeverive autokratike dhe populiste nuk ishin autentike, por të udhëhequra nga Perëndimi. Detyra e këtij grupi punues është të shtypë protestat civile dhe të monitorojë median e pavarur, opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile.

Të pyetur nga gazetarët për grupin e punës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq thanë se “po dëgjojnë për herë të parë”, duke shtuar se “do të duhet të kontrollohet, kjo nuk është diskutuar në Qeveri”.

Se “revolucionet shumëngjyrëshe” janë objekt i bisedimeve mes Vulin dhe Patrushev mund të lexohet në deklaratën zyrtare të MPB-së së Serbisë pas vizitës së ministrit të Brendshëm serb në Moskë më 3 dhjetor.

Në takim u theksua se Revolucionet Shumëngjyrëshe janë kthyer në një instrument politik tradicional të qendrave të caktuara të pushtetit dhe vendeve, të cilat synojnë cenimin e shtetësisë dhe humbjen e sovranitetit me pretekstin e demokratizimit dhe u theksua se vendet e lira duhet të rezistojnë.

Më 9 dhjetor, e përditshmja e Beogradit “Danas” raportoi se ata kishin shqyrtuar një dokument në lidhje me takimin, i cili përfshinte një kërkesë nga autoritetet serbe drejtuar autoriteteve ruse për të siguruar teknologji të mbikqyrjes për të kundërshtuar “trazirat masive”. Federata Ruse duhet të trajnojë policinë serbe në sistemin e saj teknik për ndjekjen e objekteve dhe gjurmimin e të dyshuarve, si dhe në fushën e sigurisë kibernetike, për një luftë më të suksesshme kundër “revolucioneve shumëngjyrëshe”.

Sipas Danas, dokumenti thotë se dy detyrat e vetme të grupit punues serbo-rus për shtypjen e “revolucioneve shumëngjyrëshe” janë “rregullimi normativ i punës së organizatave joqeveritare” dhe “shqyrtimi i mënyrave për të luftuar trazirat masive dhe tentimeve për destabilizim” .

Artikulli i “Danas” vuri në dukje gjithashtu se dokumenti i referohet grupit të punës për luftimin e revolucioneve shumëngjyrëshe si operacional, që kur u krijua në maj të vitit 2020. Gazeta citoi Mladen Jovanoviç, drejtorin e rrjetit qytetar të Koalicionit Kombëtar për Decentralizim, që ka deklaruar se grupi punues në thelb e minon rendin kushtetues të Republikës së Serbisë:

Para së gjithash, kjo shërben si një mekanizëm bazë për kufizimin e lirive të tubimeve, fjalës dhe mendimit, të cilat janë të garantuara me Kushtetutë. Gjithashtu, ky plan është një abuzim i policisë në luftën kundër kundërshtarëve politikë…

Duke folur për “Danas”, Jovanoviç vuri në dukje se “pas krijimit të grupit të çunës, autoritetet serbe ndërmorën veprime kundër gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile” sepse Zyra Serbe Kundër Pastrimit të Parave nisi hetime të pajustifikuara kundër tyre për “pastrim të dyshuar të parave dhe financim të terrorizmit ndërkombëtar “.

Ky model i presionit administrativ dhe gjyqësor ndaj shoqërisë civile dhe mediave të pavarura është zhvilluar në Rusi, ku organizata të tilla kërkohej të etiketohen si “shërbime të huaja”. Ky model është zbatuar nga regjime pro-Kremlinit edhe në vende të tjera në rajon, duke përfshirë Hungarinë dhe Maqedoninë e Veriut (20162017).

Më shumë detaje rreth rastit të Pivovarov

Gjithashtu në 9 dhjetor, gazetari rus dhe kreu i opozitës Vladimir Kara-Murza iu referua këtij bashkëpunimi të ngushtë midis forcave të sigurisë serbe dhe ruse në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (RFE).

Ai konfirmoi se ai dhe Andrei Pivovarov kishin organizuar një “seminar të zyrtarëve komunalë rusë” në Beograd në maj dhe se dy javë më vonë kolegu i tij dhe kritik i shpeshtë i politikave të Kremlinit ishte arrestuar në Shën Petersburg dhe është ende në burg.

Dy ditë më parë, në një artikull të botuar nga Radio Eko Moska, duke cituar” Danas”, Kara-Murza pohoi se agjencia serbe e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, kishin luajtur rol në arrestimin e Pivovarov.

Më 31 maj, Pivovarov u morr nga një aeroplan që fluturonte për në Varshavë, pak kohë pas nisjes.

Kara-Murza tha se arrestimi i Pivovarov ishte “i stilit bjellorus”, i ngjashëm me arrestimin shumë të njohur të disidentit bjellorus Roman Protasevich disa javë më vonë në fund të qershorit.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Kara-Murza citoi të përditshmen serbe “Danas” të ketë thënë:

Në një takim me Vulin më 14 maj 2021, Patrushev e falënderoi atë për regjistrimet e bisedave nga një takim në Beograd i mbajtur nga anëtarët e organizatës ruse të opozitës Rusia e Hapur. Gjegjësisht, këta opozitarë rusë e kanë të vështirë të mblidhen në Rusi, ndaj zgjodhën Beogradin sepse nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Serbi. BIA mbuloi vendin e takimit dhe regjistrimet ia dha palës ruse.

Në tetor, RFE / RL njoftoi se i burgosuri Pivovarov ishte akuzuar për drejtimin e një organizate “të padëshirueshme”, një akuzë që rrjedh nga një ligj i vitit 2015 që u përdor në mënyrë të përsëritur për të shënjestruar zërat kritik.

 

Konteksti i bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë

Në një artikull të gjatë për këtë rast, Radio Evropa e Lirë (REL) jep një pasqyrë të shkurtër të marrëdhënieve serbo-ruse.

Autoritetet serbe i përshkruajnë marrëdhëniet me Federatën Ruse si “të shkëlqyera” dhe madje “vëllazërore”. Beogradi zyrtar mbështetet kryesisht në mbështetjen e Kremlinit për një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Moska është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku çdo gjashtë muaj prezantohet një raport mbi punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Në të njëjtën kohë, Serbia po e mbështet Rusinë në organizatat ndërkombëtare mbi gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në 2014.

Beogradi ka votuar vazhdimisht në Kombet e Bashkuara kundër rezolutave që dënojnë abuzimet e të drejtave të njeriut në Krime, me Rusinë që përshkruhet si një “fuqi pushtuese”.

“Associated Press” raporton se Serbia dhe Rusia janë zotuar të luftojnë kryengritjet popullore të njohura si “revolucione shumëngjyrëshe”, që është kondradiktore me kandidaturën e Serbisë për në BE:

Edhe pse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia ka refuzuar të harmonizojë politikën e saj të jashtme me bllokun e 27 anëtarëve dhe në vend të kësaj ka forcuar lidhjet e saj politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe Kinën.

Ministri i Brendshëm serb Vulin vizitoi së fundmi Moskën përsëri në 2 dhjetor, ku u takua zyrtarisht me ministrin rus të mbrojtjes, gjeneralin Sergei Shojgu për të blerë sisteme raketore Pancir-C1 dhe për të hapur zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Beograd.

Më 3 dhjetor, media serbe Direktno.rs theksoi se qëllimi i vizitës ishte të merrte udhëzime për trajtimin e protestave masive në të gjithë Serbinë që kërkonin mbrojtjen e mjedisit nga një minierë e planifikuar e litiumit dhe tërheqjen e një ligji të ri për referendum.

Metodat për shtypjen e protestave të përdorura të nesërmen përfshinin brutalitetin e policisë në Beograd dhe policia lejoi burra të maskuar dhe të armatosur me shkopinj druri dhe çekiç, të sulmonin dhunshëm protestuesit pranë qytetit të Shabacit. Këto taktika ishin jofikase, ndërsa protestat vazhduan të shtunën e ardhshme, duke çuar në tërhqejen qeverisë nga ligjet e diskutueshme.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari