Ksenia u zhvendos nga Rusia në Serbi, jo në Maqedoni të Veriut

Published on:

Postimi përmes titullit të tekstit, në të cilin theksohet se Ksenia u zhvendos nga Rusia “këtu” , krijon një imazh të gabuar te lexuesit se ajo ka ardhur në Maqedoni. Ndonëse, ruseja është shpërngulur në Serbi me familjen e saj, gjë që mund të shihet në përmbajtjen e shkrimit.

Po shqyrtojmë një postimFacebook që përcjell lajme nga Serbia, duke e paraqitur si lajm nga Maqedonia. Kështu manipulohen lexuesit.
Ksenia nga Rusia u zhvendos këtu dhe thotë: Kur u them se jam ruse, më respektojnë

Por kur hap artikullin, vëren se “këtu” e theksuar në titullin e tekstit është Serbia, jo Maqedonia. Dhe kjo është menjëherë e dukshme në dy fjalitë e para të tekstit:

Një numër i madh i rusëve zgjedhin vendet e Ballkanit për të jetuar, më saktë vijnë në Serbi, vendosin të largohen nga vendlindja e tyre sidomos pas ngjarjeve të fundit atje. Kështu një muaj më parë, Ksenia u shpërngul nga Rusia në Serbi dhe përmes rrjeteve sociale shpjegon se cilat janë dallimet dhe si e kanë pritur këtu.

Nga teksti shihet se është përkthyer nga serbishtja duke përdorur Google Translate. Vërtetmatësi kërkoi tekstin origjinal dhe e gjetëm në mediat serbe. Ajo përcjell përvojën e Ksenias, një gruaje ruse, e cila u shpërngul në Serbi me familjen e saj.

Është interesant fakti se artikulli në mediat serbe është publikuar në tetor të vitit 2022, ndërsa postimi që po analizojmë është bërë dy muaj më vonë, në dhjetor të vitit 2022, duke e paraqitur si të ri.

Ndryshe, Ksenia publikon rregullisht video në kanalin e saj në YouTube në të cilat flet për ngjashmëritë dhe dallimet mes serbëve dhe rusëve dhe ato janë mjaft virale.

Është e qartë se postimi që po analizojmë nuk ka pasur për qëllim informimin e audiencës, por manipulimin e tij, për të tërhequr më shumë klikime. Postimi përmes titullit të tekstit, në të cilin theksohet se Ksenia u zhvendos “këtu” nga Rusia, krijon një imazh të gabuar te lexuesit se ajo ka ardhur në Maqedoni. Ndonëse, ruseja është shpërngulur në Serbi me familjen e saj, gjë që mund të shihet në përmbbajten e shkrimit. Prandaj, mund të themi se postimit që po analizojmë i mungon konteksti.



Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari