Një video e ndryshuar në mënyrë digjitale pretendon se Zelensky këndoi në rusisht

Published on:

Zelensky nuk këndon në videon e shpërndarë në Facebook, aq më pak këndon në rusisht, siç pretendohet. Videoja është ndryshuar në mënyrë digjitale dhe personazhi i tij është futur në vend të humoristit ukrainas Vasyl Baidak, i cili përmes kësaj kënge bën thirrje për donacione për ushtrinë ukrainase.

Ne jemi duke analizuar një postim në Facebook që ndan një video ku shfaqet një këngëtar që duket si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në përshkrimin e vetë postimit thuhet:

Këngëtaru ukrainase që adhuronte gjuhën ruse

Bëhet fjalë për ripunimin e këngës angleze “Just the two of us”, por në gjuhën ukrainase.

Megjithatë, ajo që diskutohet në postim është se videoja është ndryshuar në mënyrë digjitale. Në videon origjinale, Zelensky nuk këndon, aq më pak në rusisht, por komediani ukrainas Vasyl Baydak.

 

Kënga në gjuhën origjinale ukrainase quhet: „Просто скинь донат“,, ose në përkthim, “Vetëm lësho donacione”.

Interesant është fakti se në videon e njoftimit që po analizojmë nuk është futur vetëm imazhi i Zelenskit në mënyrë digjitale, por edhe imazhet e vokalisteve femra.

 

 Video e ndryshuar në mënyrë digjitale me pamjen e Zelenskit
 Video ogjinale me stand up komedianin Bajdak
 Video e ndryshuar në mënyrë digjitale ku vokaleve femra u janë vendosur fytyra burrash
Video orgjinale ku shihen vokalistet femra

Vasyl Baidak është një komedian i famshëm ukrainas, i cili mbledh donacione për ushtrinë ukrainase përmes kopertinave të këngëve. Falë krijimtarisë së tij, ai mblodhi më shumë se 10 milionë hryvnia për nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ky nuk është interpretimi i vetëm i një kënge që Bajdak ka bërë për të mbledhur donacione. Ai ka realizuar një video me ripërpunim të këngës së Oleksandr Ponomarev, “Ai është në pritje”, duke e ndryshuar në “Ai pret të bëj donacione”, si dhe ka kënduar nën shoqërimin e një bande ushtarake.

Më shumë rreth aktiviteteve të tij në lidhje me mbledhjen e donacioneve për ushtrinë ukrainase mund të lexoni këtu.

Nga kjo mund të konkludojmë se Zelensky nuk po këndon në videon e njoftimit që është objekt i analizës sonë, aq më pak ai ka kënduar në rusisht, siç pretendohet. Videoja është ndryshuar në mënyrë digjitale dhe personazhi i tij është futur në vend të personazhit origjinal, humoristit ukrainas Baydak, i cili përmes kësaj kënge bën thirrje për donacione për ushtrinë ukrainase.