Nuk ka “mobilizim” të NATO-s

Published on:

Në titullin e tekstit të shpërndarë në postim është shkruar fjala “mobilizim”, e cila lidhet me faktin se ajo që po ndodh në NATO po ndodh në Rusi pas vendimit të Presidentit Putin, për të mobilizuar 300 mijë njerëz për të luftuar në Ukrainë. Përkundër kësaj, në pjesën përmbajtësore të tekstit të artikullit raportohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një takim me drejtorët e armatimeve kombëtare të vendeve të Aleancës, diskutoi për rimbushjen e rezervave të armëve të varfëruara nga dërgesat në Ukrainë. Më pas thuhet se Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për të vazhduar rimbushjen e furnizimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të vazhduar ofrimin e ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin. Pra nuk ka “mobilizim” në NATO, vetë Aleanca nuk është në luftë me Rusinë, por mbështet të drejtën e Ukrainës për mbrojtje

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet një artikull mediatik me titullin:

Stoltenberg u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që menjëherë të mbushin rezervat e tyre me armë!

Titulli i tekstit përmban fjalën “mobilizim”, gjë që e bën këtë titull jashtë kontekstit dhe mund të kuptohet se ajo që po ndodh në NATO po ndodh në Rusi pas vendimit të Presidentit Vladimir Putin për të mobilizuar 300 mijë persona për të luftuar në pushtimin rus të Ukrainës.

Përkundër kësaj, në pjesën përmbajtësore të tekstit raportohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një takim me drejtorët e armatimeve kombëtare të vendeve të Aleancës, ka diskutuar për rimbushjen e rezervave të armëve të varfëruara nga dërgesat në Ukrainë. Më pas shtohet se Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje që rimbushja e rezervave të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të vazhdojë ofrimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin.

Nga kjo rezulton se nuk ka “mobilizim” në NATO në kuptimin që vetë Aleanca nuk është në luftë me Rusinë.

Që kur Rusia filloi veprimet e saj agresive kundër Ukrainës, NATO është akuzuar se lufton kundër Rusisë. Në Samitin e NATO-s në Madrid, aleatët ranë dakord se Rusia është kërcënimi më i rëndësishëm dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre dhe për paqen dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike.

Lufta brutale e Rusisë në Ukrainë ka shkatërruar paqen në Evropë. Për shkak të veprimeve të saj, Rusia nuk mund të konsiderohet partnere për NATO-n. NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk përbën kërcënim për Rusinë. Aleatët do të vazhdojnë t’u përgjigjen kërcënimeve dhe veprimeve ruse në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, thuhet në faqen e NATO-s.

Miti që pala ruse dëshiron të përhapë në publik është se NATO është në luftë me Rusinë në Ukrainë. Faktet janë se NATO nuk është në luftë me Rusinë dhe nuk kërkon konfrontim me Rusinë. NATO në fakt mbështet të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.

Gjatë muajve të fundit, ne kemi marrë masa rreptësisht mbrojtëse për të rritur praninë e trupave të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës. Kjo siguron që nuk ka vend për keqkuptime në Moskë për gatishmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur aleatët tanë. Detyra jonë kryesore është të mbrojmë anëtarët. Ne kemi përgjegjësinë të sigurojmë që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës, sepse kjo do të ishte edhe më e rrezikshme dhe edhe më shkatërruese, shtojnë prej atje.

Miti tjetër për NATO-n është se ajo është agresor dhe kërcënim për Rusinë. NATO është aleancë mbrojtëse që synon mbrojtjen e vendeve anëtare. Politika zyrtare e NATO-s është se “NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk përbën kërcënim për Federatën Ruse”.

NATO nuk pushtoi Gjeorgjinë, NATO nuk pushtoi Ukrainën. Rusia e bëri atë. NATO i është drejtuar vazhdimisht dhe publikisht Rusisë gjatë 30 viteve të fundit. Ne kemi punuar së bashku për çështjet që lidhen me luftën kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit, operacionet e shpëtimit në nëndetëse dhe planifikimin e emergjencave civile, madje edhe gjatë periudhave kur NATO po zgjerohej. Por në vitin 2014, në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë kundër Ukrainës, NATO pezulloi bashkëpunimin praktik me Rusinë. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk mund të injorojmë shkeljen nga Rusia të rregullave ndërkombëtare që minojnë stabilitetin dhe sigurinë tonë. Në përgjigje të përdorimit të forcës ushtarake nga Rusia kundër Ukrainës, NATO dërgoi katër grupe shumëkombëshe në shtetet baltike dhe Poloni në vitin 2016. Para aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, nuk kishte trupa në pjesën lindore të Aleancës. Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, NATO prezantoi katër grupe të reja në pjesën lindore të Aleancës. Në samitin e NATO-s në Marid, aleatët ranë dakord se Rusia është kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre dhe për paqen dhe stabilitetin e zonës euro-atlantike. Aleatët ranë dakord gjithashtu për forcimin e ardhshëm të pozicionit të NATO-s. Megjithatë, aleatët mbeten të gatshëm të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura me Moskën për të menaxhuar rreziqet, për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të rritur transparencën, thuhet në faqen e internetit të NATO-s.

Kështu që, ky postim po manipulon publikun duke shpërndarë titull tendencioz jashtë kontekstit. Faktet thonë se nuk ka mobilizim në NATO siç ka në Rusi, por rimbushje të rezervave të armëve të varfëruara nga dërgesat në Ukrainë, si dhe bisedime që të vazhdohet me shpërndarjen e ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin.

 


Qries

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari