Kohët e fundit, kërcënimet nga Moska për përdorimin e armëve bërthamore janë bërë më të shpeshta dhe makina e dezinformimit të Kremlinit në rrjetet sociale po përpiqet të akuzojë NATO-n për “përgatitje për sulme bërthamore brenda Rusisë”, megjithëse nuk ka njoftime të tilla, por përkundrazi një kërcënim me për të parandaluar që ndihma për Ukrainën të vijë nga vendet e NATO-s
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:
Vendet e NATO-s po përgatiten për sulme të mundshme bërthamore ndaj Rusisë, ka paralajmëruar një gjeneral i lartë i Moskës. A jeni gati për tu pjekur në Evropë? Gati apo jo, SHBA vendos për ju. Por shikoni anën “e ndritshme”. Nuk do të dhemb shumë. Do të shihni vetëm një shpërthim dhe do të bëheni hi në një sekondë.
Newsweek publikon një deklaratë nga gjenerali Vladimir Kulishov, kreu i shërbimit kufitar të agjencisë kryesore të inteligjencës ruse, i cili tha për RIA Novosti se Moska është e shqetësuar për rritjen e aktiviteteve të NATO-s pranë kufirit rus. Ai akuzoi vendet e NATO-s se përgatiten për të nisur sulme bërthamore në tokën ruse ndërsa tensionet midis Kremlinit dhe aleancës u rritën.
Por në rrjedhën e mëtejshme të deklaratës ai thotë se po shqyrtohen “skenarët” e armiqësisë kundër Federatës Ruse, përfshirë ato të sulmeve bërthamore në territorin rus.
Pavarësisht deklaratës së Kulishov, nuk ka njoftime se vendet e NATO-s do të sulmojnë Rusinë në territorin rus me armë bërthamore. Ajo që përkon me deklaratën e Kulishov ishte një deklaratë e presidentit rus Vladimir Putin, i cili urdhëroi ushtrinë e tij të zhvillojë stërvitje për vendosjen e armëve taktike bërthamore pas asaj që Moska i quajti “kërcënime nga Perëndimi”.
Së bashku me këtë “retorikë bërthamore” të shtuar, Kremlini dhe propaganduesit e tij e kanë karakterizuar pushtimin e Ukrainës si një luftë ndërmjetëse midis Moskës dhe Perëndimit, duke kritikuar shpesh NATO-n për ofrimin e ndihmës për Kievin. Putin paralajmëroi se “do të ketë një rrezik të luftës bërthamore nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë” në shkurt të këtij viti, pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendosja e ardhshme e trupave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk duhet “të përjashtohet”.
Polonia ka shprehur gatishmërinë e saj për të qenë pjesë e programit të ndarjes bërthamore të NATO-s, i cili është pjesë e politikës së parandalimit bërthamor të aleancës. Shtetet e Bashkuara kontrollojnë përdorimin e këtyre armëve. Që nga nëntori 2009, nën ndarjen bërthamore, armët bërthamore të SHBA-së ndodhen në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi. Për shkak se Rusia po vendos armë bërthamore taktike në Bjellorusi, Polonia është e interesuar të marrë pjesë në programin e ndarjes bërthamore të NATO-s, i cili është pjesë e parandalimit bërthamor.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Pawel Zalewski theksoi:
Të gjithë jemi përkrahës të forcimit të sigurisë së Polonisë në çdo mënyrë, kjo çështje duhet të jetë objekt i një marrëveshjeje në kuadër të NATO-s nga njëra anë dhe nga ana tjetër duhet të jetë objekt i një marrëveshjeje të brendshme.
Megjithatë, kohët e fundit kërcënimet nga Rusia për të përdorur armë bërthamore janë bërë më të shpeshta. Kërcënimet e drejtuara ndaj Evropës për të përdorur armë bërthamore taktike kanë qenë kaq të shpeshta për herë të parë që nga fillimi i pushtimit ushtarak të Ukrainës në shkurt 2022.
Kjo nuk është asgjë e re. Ky është rasti sa herë që aleatët e NATO-s ofrojnë mbështetje për Ukrainën. Në çdo rast të tillë, presidenti Putin po përpiqet të na kërcënojë që të mos e bëjmë. Dhe sa i përket përshkallëzimit, Rusia u përshkallëzua duke pushtuar një vend tjetër, tha Stoltenberg.
Siç raporton Reuters, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lejoi Ukrainën të përdorë armë amerikane për të goditur brenda Rusisë, në vendin nga ku u sulmua qyteti ukrainas i Kharkiv. Sipas Biden, lëvizja e Uashingtonit është një strategji për përshtatjen e fushës ushtarake, e nevojshme për shkak të sulmeve të Moskës në Kharkiv. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ndodhet 30 kilometra nga kufiri me Rusinë.
Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk ka asnjë provë që vendet e NATO-s po përgatiten për sulme bërthamore ndaj Rusisë.