Tendencat e dezinformatave të përfaqësuara në BE janë pasqyruar edhe në vendin tonë

Published on:

Dezinformata të ngjashme janë shpërndarë në vendet anëtare të BE-së dhe në vendin tonë gjatë periudhës së kaluar. Shumica e kontrolleve të fakteve në prill, si këtu dhe në BE, lidheshin me dezinformatat në lidhje me BE-në, si dhe me luftën që Rusia po bën në Ukrainë. Në vendin tonë, ndryshe nga BE-ja, në vend të tretë janë artikujt që shfaqin reklama të rreme, pra mashtrime për ilaçe kinse shumë efektive, por ka pasur manipulime lidhur me zgjedhjet në Maqedoni.

 

Shkruan: Simona Atanasova

 

Rrjeti Evropian kundër dezinformimit EDMO, i cili përfshin 36 organizata, publikoi një raport të ri mbi dezinformiatat e shpërndara në vendet anëtare të BE-së në prill. Raporti tregon se nga 1716 artikuj të analizuar për verifikimin e fakteve, 167 (10 përqind) kishin të bënin me dezinformimin e fokusuar në Ukrainë; 185 (11 përqind) për dezinformata në lidhje me ndryshimet klimatike; 188 (11 përqind) për dezinformata në lidhje me BE-në; 169 (10 për qind) për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit; 100 (6 përqind),dezinformata në lidhje me Covid-19; 87 (5 përqind),dezinformata lidhur me emigracionin dhe 37 (2 përqind) për keqinformim rreth LGBTQ+ dhe çështjeve gjinore.

EDMO analizon se në prill, dezinformatat në lidhje me BE-në arritën nivelin më të lartë që nga fillimi i monitorimit në maj 2023. Gjatë kësaj periudhe, raportet e rreme për Ukrainën ranë pak, por EDMO arrin në përfundimin se ndikimi i tyre mbetet i lartë dhe qarkullimi i tyre është i lartë. Dezinformimi për luftën në Lindjen e Mesme është pothuajse trefishuar që nga marsi për shkak të shkëmbimit të sulmeve midis Izraelit dhe Iranit dhe dezinformimi për pandeminë është rritur gjithashtu.

 

Ukraina dhe BE – tema të dezinformimit edhe në vendin tonë

Situata është e ngjashme me dezinformatat e shpërndara në rrjetet sociale dhe mediat në Maqedoni. Shumica e artikujve të Vërtetmatësit në prill ishin për luftën që Rusia po bën në Ukrainë dhe më pas për dezinformatat në lidhje me BE-në. Në vendin e tretë renditen artikujt që debutojnë reklama të rreme, gjegjësisht mashtrime për ilaçe kinse shumë efektive, si dhe ka pasur edhe manipulime në lidhje me zgjedhjet në Maqedoni.

EDMO zbulon se narrativa e rreme e pjesëmarrjes së BE-së ose vendeve anëtare të saj në operacionet tokësore në Ukrainë u përhap në prill. Në të pretendohet në mënyrë të rreme se trupat franceze po mbërrinin në Ukrainë, se rezervistët dhe qytetarët e BE-së po thirreshin për t’u dërguar në fushën e betejës, se oficerë ushtarakë dhe ushtarë të vendeve anëtare të BE-së po vriteshin tashmë në territorin e kombit të sulmuar, se shtetet anëtare të BE-së po dërgonin armë të ndaluara në ushtrinë ukrainase ose më në përgjithësi, se ata po përgatiten për mobilizim.

Një dezinformim i tillë u përfaqësua edhe në peizazhin tonë mediatik. U shqyrtua një njoftim që pretendonte në mënyrë të rreme se ushtarë francezë kishin mbërritur në Ukrainë, domethënë se 100 luftëtarë të Legjionit të Huaj Francez ishin transferuar në Slavyansk, në Republikën Popullore të Donetskut. Gjithashtu u pretendua në mënyrë të rreme se donacionet e bëra nga qeveria maqedonase për Ukrainën e varfëruan ushtrinë tonë.

Analiza e EDMO zbuloi se historitë e rreme në prill u fokusuan në sulmin ndaj ukrainasve në një nivel moral, për shembull, duke thënë se qeveria e tyre po trafikonte fëmijë dhe ua shiste pedofilëve në Perëndim. Në Maqedoninë e Veriut, u përfaqësuan edhe njoftime të tilla që sulmojnë moralin e ukrainasve. U pretendua në mënyrë të rreme se rusët kishin shkatërruar ushtrinë ukrainase, të gjitha armatimet e Ukrainës, si dhe të gjitha armët e mbledhura nga Perëndimi dhe vendet e tjera, pastaj se Zelensky e tërhoqi Ukrainën në luftë dhe gjithashtu u shpërnda në mënyrë të rreme se Ukraina po mobilizonte njerëzit me sindromën Down. Përveç luftës, u shpërndanë edhe dezinformata të tjera që synonin moralin e Ukrainës, si për shembull dezinformata se Ukraina shiti besimin e saj ortodoks.

Një histori e rreme rreth presidentit ukrainas Zelenski që bleu një kështjellë për familjen mbretërore britanike ishte një nga përmbajtjet e rreme më të përhapura në BE në prill, zbuloi një raport i EDMO. Ky dezinformim arriti edhe tek ne dhe filloi të përhapet ekskluzivisht nga profilet dhe llogaritë pro Kremlinit në rrjetet sociale. Ukraina u akuzua gjithashtu, së bashku me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, se qëndron pas sulmit terrorist në Moskë që ndodhi më 22 mars në sallën e koncerteve “Crocus”.

 

Dezinformata lidhur me zgjerimin e BE-së

Në lidhje me dezinformatat që u përhapën në vendin tonë dhe që synonin BE-në dhe shtetet anëtare të saj, veçojmë trillimin se Gjermania nuk e njeh gjuhën maqedonase, si dhe deklaratën e sajuar të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se nuk do të ketë zgjerim të BE-së në 15 vitet e ardhshme dhe se gjoja ka kërkesa të reja për Maqedoninë e Veriut. Një dezinformim i ngjashëm në lidhje me ndalimin e zgjerimit të BE-së u shpërnda duke synuar Francën. Gjithashtu u shpërndanë informacione se më 15 prill 2024, Parlamenti francez miratoi një rezolutë për ndalimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe se presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “Maqedonisë së Veriut duhet t’i thuhet se nuk ka zgjerim deri në vitin 2040”. Të dy informacionet janë të rreme.

EDMO vuri në dukje në raport se rritja e dezinformatave për ndryshimet klimatike është kryesisht për shkak të mohimit të zakonshëm dhe raportimeve të rreme që portretizojnë zgjidhjet për ngrohjen globale si të paefektshme, të kota ose të rrezikshme. Dhe në këtë fushë këtu në Maqedoni, situata është e ngjashme. Në prill pati raporte që pretendonin ekzistencën e gjurmëve kimike dhe se gjurmët e avionëve po përdoren për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ashtu si në BE, nuk kemi parë një zhvillim të konsiderueshëm të narrativave të rreme për pandeminë, por ende gjatë kësaj periudhe, raportet për efektet anësore nga vaksinat vazhduan të përhapeshin dhe u shpërndanë edhe dezinformatat se një atlet vdiq sepse ishte vaksinuar.

Në muajin prill në rrjetet sociale u vunë re disa të pavërteta që lidheshin drejtpërdrejt apo tërthorazi me dy ciklet zgjedhore që kishim. Në prill u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe në këtë periudhë u zhvillua edhe një pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Në vendin tonë, ndryshe nga BE-ja, në muajin prill ka pasur edhe rritje të mashtrimeve, pra reklamave të rreme që ofronin preparate të ndryshme, të paraqitura në mënyrë të rreme si ilaçe për gjendje të rënda shëndetësore.