Regjistrimi është bërë para valës së fundit të krimeve dhe dhunës në Lindjen e Mesme. Videoja e diskutueshme nuk lidhet me situatën aktuale midis Hamasit dhe Izraelit dhe nuk tregon viktimat e luftës në Lindjen e Mesme. Pamjet u postuan në Tik Tok disa ditë përpara se grupi militant palestinez Hamas të sulmonte Izraelin më 7 tetor të këtij viti, siç dëshmohet nga fotot e publikuara nga redaksia e kontrollit të fakteve në gjuhën hebraike, Fake Reporter. Se video e diskutueshme me fëmijët në kafaz nuk ka asnjë lidhje me konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit, konfirmohet ndër të tjera nga redaksia e Snopes, Lead Stories, USA Today, Myth Detector dhe Factograph.
Regjistrimi është bërë para valës së fundit të krimeve dhe dhunës në Lindjen e Mesme. Videoja e diskutueshme nuk lidhet me situatën aktuale midis Hamasit dhe Izraelit dhe nuk tregon viktimat e luftës në Lindjen e Mesme. Pamjet u postuan në Tik Tok disa ditë përpara se grupi militant palestinez Hamas të sulmonte Izraelin më 7 tetor të këtij viti, siç dëshmohet nga fotot e publikuara nga redaksia e kontrollit të fakteve në gjuhën hebraike, Fake Reporter. Se video e diskutueshme me fëmijët në kafaz nuk ka asnjë lidhje me konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit, konfirmohet ndër të tjera nga redaksia e Snopes, Lead Stories, USA Today, Myth Detector dhe Factograph.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që shpërndan një video dhe thotë:
Budallenj nga Maqedonia që mbështesin publikisht Hamasin, shikoni këtë video që luftëtarët e Hamasit e postuan në Tik Tok këtë mëngjes.
Fëmijët e rrëmbyer izraelitë, të mbyllur në një kafaz, i përçmojnë dhe i qeshin. Ata po përgatiten t’i shkëmbejnë me vrasës të dënuar nga Izraeli.
Shënim: Këto aktivitete të Hamasit në dy ditët e fundit janë përkrahur nga Dimitar Apasiev, deputet i Kuvendit të Maqedonisë.
Pamjet shqetësuese tregojnë fëmijë në kafaze. Por nuk është e vërtetë që pamjet tregojnë fëmijë izraelitë të kapur nga Hamasi. Siç shkruajnë kontrollues faktesh nga redaksi të ndryshme në mbarë botën, e njëjta video po keqpërdoret për të portretizuar në mënyrë të rreme fëmijët izraelitë apo palestinezë, varësisht nga kush e publikon.
Por e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Regjistrimi është bërë para valës së fundit të krimeve dhe dhunës në Lindjen e Mesme. Përmbajtja e videos përdoret për të përhapur dezinformata. Videoja e diskutueshme nuk lidhet me situatën aktuale midis Hamasit dhe Izraelit dhe nuk tregon viktimat e luftës në Lindjen e Mesme. Pamjet u postuan në Tik Tok disa ditë përpara se grupi militant palestinez Hamas të sulmonte Izraelin më 7 tetor të këtij viti, siç dëshmohet nga fotot e publikuara nga redaksia e kontrollit të fakteve në gjuhën hebraike, Fake Reporter.
Sipas postimit të Fake Reporter, video origjinale e postuar në Tik Tok është postuar disa ditë para sulmit nga Hamasi dhe nuk dihet se ku është filmuar apo nga kush. E vetmja gjë që dihet dhe është dokumentuar nga gazetarët është se ka qenë një publikim para sulmit.
Vini re se aktualisht qarkullon një video e fëmijëve në kafaze dhe që supozohet se janë fëmijë izraelitë të rrëmbyer. Kjo është një video e vjetër e postuar të paktën 4 ditë më parë, siç shihet edhe nga fotoja. Në internet nuk mungon tmerri dhe abuzimi me fëmijët nuk është i pranueshëm në çdo moment, por në këtë rast është gënjeshtër. Stop shpërndarjes së videos, ka postuar Fake Reporter më 8 tetor në rrjetin social X.
Videoja e diskutueshme që atëherë është fshirë nga Tik Tok dhe përdoruesi që e postoi atë çaktivizoi përkohësisht llogarinë. Megjithatë, më 8 tetor, ai riaktivizoi llogarinë e tij Tik Tok dhe postoi një video në arabisht duke shpjeguar se fëmijët në kafaze ishin të afërmit e tij dhe se pamjet ishin nga para konfliktit aktual midis Izraelit dhe Hamasit.
Përshëndetje, ky mesazh është për njerëzit që më pyesin për videon. Këta fëmijë janë të afërmit e mi, nuk janë hebrenj. Videon e kam incizuar 3 ditë para sulmit, thotë djali në video që është autori i regjistrimit.
Videoja origjinale u postua në Tik Tok me një hashtag popullor dhe një regjistrim audio me shaka të një burri duke qeshur në sfond, duke sugjeruar se ishte postuar si pjesë e një tendence të Tik Tok që nuk lidhet me rrëmbimet në Lindjen e Mesme. Se video e diskutueshme me fëmijët në kafaz nuk ka asnjë lidhje me konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit, e konfirmojnë ndër të tjera redaksia e Snopes, Lead Stories, USA Today, Myth Detector dhe Factograph.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.