Mediat shqiptare vijojnë të raportojnë pasaktësisht plagosjen e kryetarit të komunës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimi. Atentati ndaj makinës së tij ka rezultuar për fat të mirë pa viktima.
Pretendimi: Kryetari i Komunës së Haraçinës, u plagos nga një atentat, ndërsa u vra një nga shoqëruesit
Verdikti: Mungon konteksti
——————————————–
Më 1 prill 2024, një numër portalesh shqipfolëse raportuan se Ridvan Ibraimi, kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ishte plagosur nga persona të panjohur.
Mediat raportuan gjithashtu se një person kishte mbetur i vdekur si pasojë e sulmit.
Megjithatë, ky pretendim është përgënjeshtruar nga Ministria e Punëve të Brendshme e RMV. Me anë të një njoftimi të postuar në Facebook, Ministria ka sqaruar më 1 prill se kryetari i Komunës nuk është lënduar.
Ky pohim u përsërit edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski, i cili sqaroi se, ndërsa kryetari Ibraimi nuk është plagosur, dy persona të tjerë janë lënduar. “Njëri është shofer i kryetarit të komunës, tjetri është i punësuar në komunë,” tha Toshkovski.
Pretendimi se Ridvan Ibraimi mbeti i plagosur më 1 prill është përgënjeshtruar edhe nga kolegët e hibrid.info.