Franca nuk ka miratuar asnjë rezolutë që ndalon procesin e zgjerimit të BE-së. Ky është një lajm i rremë, i paraqitur si i vërtetë, kinse i publikuar nga BBC. As BBC dhe asnjë media tjetër relevante nuk e raportoi një lajm të tillë. Përveç kësaj, Makron gjithashtu nuk deklaroi se “Maqedonisë së Veriut duhet t’i thuhet se nuk ka zgjerim deri në vitin 2040”. Të dy pretendimet janë dezinformata
Po analizojmë një postim në Facebook ku shpërndahet një lajm, i publikuar nga BBC, i cili pretendon se më 15 prill 2024, parlamenti francez miratoi një rezolutë për të ndaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Një kontroll nga Vërtetmatësi tregoi se BBC nuk publikoi një lajm të tillë në faqen e saj zyrtare në Facebook. Nga postimi duket qartë se logoja e BBC-së është keqpërdorur për të krijuar lajme të rreme. Logoja e BBC-së në krahasim me atë në postim nuk është e njëjtë, siç mund të shihet nga shembulli më poshtë.
Ajo që është gjithashtu fakt është se BBC nuk publikon lajme në gjuhën maqedonase. BBC në gjuhën maqedonase e ndërpreu transmetimin më 4 mars 2011.
Ne kërkuam gjithashtu lajmin e supozuar se Asambleja Franceze miratoi një rezolutë që ndalonte procesin e zgjerimit të BE-së në faqen zyrtare të BBC-së, por nuk e gjetëm. Ne kërkuam lajmet edhe në Google, por pa rezultat.
Është e qartë se bëhet fjalë për një lajm të rremë të krijuar nga autori i postimit për të përhapur dezinformata në publik.
Meqë ra fjala, sa i përket qëndrimit të Francës për zgjerimin e Unionit, ky vend nuk është kundër zgjerimit, por kërkon një reformë të procesit të zgjerimit. Franca paraqiti reforma të tilla në vitin 2019. Më shumë për këtë temë mund të lexoni këtu dhe këtu. Pozicioni i saj aktual në lidhje me zgjerimin pasqyrohet më së miri nga fjalimi i Presidentit Emmanuel Makron në Bratislavë më 31 maj 2023.
Po kështu, postimi, edhe në rrjetin social Facebook, është dezinformim, në të cilin thuhet se “Maqedonisë së Veriut duhet t’i thuhet se nuk ka zgjerim deri në vitin 2040″, një deklaratë që i atribuohet presidentit francez Macron, duke shtuar dhe logon e Dojçe Vele , duke nënkuptuar se një informacion i tillë buron aty.
Por nëse kërkohet versioni maqedonas dhe anglisht i portalit të Dojçe Vele-s, më konkretisht në përmbajtjet në të cilat përmendet emri i presidentit francez, menjëherë shihet se thjesht nuk ka përmbajtje me një informacion të tillë, por logoja e Dojçe Vele-s është keqpërdorur, ashtu siç është keqpërdorur edhe logoja e BBC-së.
Nga të gjitha faktet më sipër mund të konkludojmë se Franca nuk ka miratuar asnjë rezolutë për ndalimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, as Makron nuk ka deklaruar se Maqedonisë është dashur t’i thuhet se nuk do të ketë zgjerim deri në vitin 2040. Ky është një dezinformim, i paraqitur sikur deklaratat të ishin të vërteta, gjoja botuar nga BBC dhe Dojçe Vele. Nga kontrolli ynë rezultoi se as BBC, as Dojçe Vele, ndonjë media tjetër relevante, nuk e raportuan një lajm të tillë. Për shkak të gjithë kësaj, ne i vlerësojmë postimet si të pavërteta.