Një postim në rrjetet sociale manipulon rreth rezervave valutore të Rusisë

Published on:

Në publikim pretendohet se në pak ditë rezervat e Bankës Qendrore Ruse u rritën me 4.5 miliardë dollarë dhe se në janar kishte rezerva valutore në vlerën 582 miliardë dollarë. Ajo nuk përmendet në këtë njoftim është se më shumë se gjysma e këtyre fondeve nuk mund të përdoren nga Rusia. Rreth 300 miliardë euro nga rezervat e Bankës Qendrore Ruse janë bllokuar në BE dhe partnerë të tjerë të G7 me sanksionet e vendosura ndaj saj pasi ajo kreu agresion ndaj Ukrainës.

 

PostimitFacebook që flet për sasinë e rezervave valutore të Federatës Ruse i mungon konteksti, sepse thuhet se rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë të jenë 582 miliardë dollarë, por ky nuk është realiteti aktual. Përkatësisht, më shumë se gjysma e këtyre fondeve janë ngrirë nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pasi ajo kreu agresion ndaj Ukrainës së pavarur dhe sovrane.

Rezervat valutore të Federatës Ruse nga 30 dhjetori 2022 deri më 6 janar 2023 janë rritur me 4,5 miliardë dollarë në 582 miliardë dollarë, njoftoi Banka Qendrore e Federatës Ruse, shkruan në postim.

Në njoftimin, që është objekt i këtij shqyrtimi, pretendohet se në pak ditë rezervat e Bankës Qendrore Ruse u rritën me 4.5 miliardë dollarë dhe se në janar ajo kishte rezerva valutore në vlerën 582 miliardë dollarë. Postimi synon të lavdërojë Rusinë, të tregojë se është e fortë pavarësisht luftës që po bën në Ukrainë për gati një vit dhe pasojave që po vuan për shkak të saj. Ajo që nuk thuhet në këtë njoftim është se më shumë se gjysma e këtyre fondeve nuk mund të përdoren nga Rusia. Prandaj, ky postim pa kontekstin e duhur paraqet manipulim të publikut.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Thesarit formuan një task forcë operative globale më 16 mars 2022 si pjesë e sanksioneve gjithëpërfshirëse ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë. Ndër anëtarët janë: Australia, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Komisioni Evropian.

Në 100 ditët që nga themelimi i saj, grupi global ka bllokuar dhe ngrirë më shumë se 330 miliardë dollarë fonde që i përkasin rusëve të sanksionuar dhe Bankës Qendrore të vendit.

Fondet e bllokuara ose të ngrira përfshijnë fonde me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë që u përkasin rusëve të sanksionuar (duke përfshirë jahte, anije, helikopterë, pasuri të patundshme, piktura dhe vepra të tjera arti) dhe fonde me vlerë më shumë se 300 miliardë dollarë në pronësi të Bankës Qendrore të Rusisë.

Në mars të vitit 2022, Komisioni Evropian krijoi një grup pune “ngrini dhe merni” për të siguruar koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare në nivel të BE-së. Me ndihmën e saj, vendet anëtare të BE-së ngrinë 19 miliardë euro fonde të oligarkëve rusë. Rreth 300 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore ruse janë bllokuar në BE dhe partnerë të tjerë të G7.

Për të përfituar sa më shumë nga këto fonde dhe për të filluar rindërtimin e Ukrainës, Komisioni në nëntorin e kaluar prezantoi opsione të ndryshme për shtetet anëtare për të siguruar që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës në Ukrainë. Komisioni propozon krijimin e një strukture të re për të menaxhuar fondet publike ruse të ngrira dhe të palëvizura, t’i investojë ato dhe t’i përdorë të ardhurat për Ukrainën.

  • Afatshkurtër: formimi i një strukture për administrimin e fondeve publike të ngrira, investimin e tyre dhe përdorimin e të ardhurave në dobi të Ukrainës..
  • Afatgjatë: Pasi të hiqen sanksionet, fondet e Bankës Qendrore do të duhet të kthehen. Kjo mund të lidhet me një marrëveshje paqësore, e cila kompenson Ukrainën për dëmet që ka pësuar. Fondet që do të duhej të ktheheshin mund të kompensoheshin nga ky reparacion lufte.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme.

Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Rusia të paguajë për dëmet që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkëve dhe fondet e Bankës së saj Qendrore, tha Von der Leyen.

 

 

Ngrirja e fondeve ruse u konfirmua nga Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, që në mars të vitit 2022.

Sanksionet e vendosura të huaja ngrinë rreth 300 miliardë dollarë nga 640 miliardë dollarë që Rusia kishte në rezervat e saj të arit dhe valutës, tha Ministri i Financave Anton Siluanov në një intervistë në mars të vitit 2022.

Siluanov tha se Perëndimi po i bën presion Kinës që të kufizojë tregtinë e saj me Rusinë në mënyrë që të bllokojë aksesin e Moskës në pjesën e rezervave shtetërore që Rusia i mban në juan kinez. Siluanov tha gjithashtu se Rusia do të përmbushë detyrimet e saj të borxhit sovran dhe do t’u paguajë mbajtësve të borxhit rubla derisa rezervat e shtetit të mos ngrihen, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Pasi Rusia filloi luftën në Ukrainë, pjesë e sanksioneve është lista e zezë, e cila përfshin 1241 persona dhe 118 subjekte, shumica e të cilëve janë shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kur bëhet fjalë për rritjen e rezervave valutore prej 4.5 miliardë dollarësh në një periudhë 6-ditore, e cila përmendet në postimin e rishikuar, duhet ditur se rubla para datës 24 shkurt 2022, pra para agresionit ndaj Ukrainës dhe rubla e përdorur sot nuk janë aspak të njëjta. Më parë, rubla tregtohej në bursat botërore, megjithëse jo në të njëjtat sasi si dollari dhe euro, por, megjithatë, blerja dhe shitja e monedhës ruse ishte e mundur dhe çmimi i saj, pra vlera në krahasim me monedhat e tjera botërore u formua në treg. Rubla ishte gjithashtu pjesë e qarkullimit të pagesave ndërkombëtare, pra qytetarët rusë mund të blinin jashtë vendit përmes internetit me kartat e tyre Visa dhe Mastercard. Sot, për shkak të sanksioneve, kjo nuk është më e mundur.

Autoritetet ruse kanë prezantuar një sërë masash jo-tregtare për të rritur dhe ruajtur vlerën e rublës. Para së gjithash, një pjesë e të ardhurave të kompanive ruse në valutë të huaj duhet të konvertohen në rubla. Bankat në Rusi po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë tërheqjen e valutës nga llogaritë bankare të qytetarëve dhe për transaksione të tilla ka kufizime të ndryshme dhe në disa banka ka edhe tarifa gjobë. Një pjesë e mjeteve në valutë të huaj në llogaritë bankare të kompanive duhet të tërhiqen gjithashtu në rubla, në vend të monedhave të huaja dhe të ngjashme.

Le të mos flasim për faktin se Banka Qendrore ruse thjesht ka ndaluar publikimin e të dhënave të ndryshme për gjendjen e ekonomisë ruse, si dhe për situatën me monedhën kombëtare, dhe për shumë nga informacionet financiare që vijnë nga Rusia, i vetmi burim janë autoritetet ruse, ndërkohë që të dhënat e tyre nuk mund të testohen në tregjet botërore të kapitalit për shkak të sanksioneve, pra nuk i nënshtrohen ligjeve të ofertës dhe kërkesës si monedhat e tjera. Për shkak të gjithë kësaj, të dhëna të tilla duhen marrë me rezervë.

Meqenëse në njoftim thuhet se Banka Qendrore e Rusisë ka 582 miliardë dollarë rezerva valutore dhe nuk shpjegohet se mbi 300 miliardë prej tyre janë të ngrira dhe nuk mund të përdoren, vlerësojmë se ky njoftim është manipulues, pra ka mungesë konteksti.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari