Nuk ka prova që ka vdekur pilotja e parë luftarake femër në Ukrainë

Published on:

As ushtria e Ukrainës dhe as autoritetet ukrainase nuk kanë përmendur asgjë për vdekjen e një pilote femër. Mediat zyrtare, gjithashtu nuk përmendën se pilotja e parë femër luftarak në Ukrainë është vrarë. Nga kontrolli ynë rezultoi se fotot, të cilat ndahen me këtë informacion të pakonfirmuar, tregojnë dy vajza që nuk janë pilote luftarakae. Njëra është Olga Petrovna, ushtarake në ushtrinë ukrainase dhe tjetra është Natasha Perakov, por ajo është modele ose reklamon rroba për shitje në internet.

Pasi filloi pushtimi ushtarak i Rusisë në Ukrainës, në rrjetet sociale filluan të publikohen dhe qarkullojnë foto të personave që pretendohet se kanë humbur jetën në betejat në territorin ukrainas. I tillë është rasti me njoftimin për vdekjen e pretenduar të pilotes së parë luftarake në Ukrainë, e cila vdiq pasi u plagos rëndë.

Të paktën kështu pretendohet në postimet e shpërndara në rrjetin social Facebook, ndërsa gjenden edhe në Twitter. Megjithatë, ky postimFacebook për vdekjen e pilotes së parë luftarake në Ukrainë, është pasuar me fotografitë e dy vajzave të ndryshme të veshura me uniforma ushtarake ukrainase. Të dyja pretendohet se janë i njëjti person dhe se ajo ka vdekur. Titulli i tekstit të lidhur në postim thotë:

TRAGJEDI E MADHE – DUKE MBROJTUR UKRAINËN U VRA NATASHA PERAKOV, GRUAJA E PARE PILOTE LUFTARAKE NË UKRAINË

Thuhet se vajza e shfaqur në të dy fotot quhet Natasha Perakov. Por, nga kontrolli i “Vërtetmatësit” rezultoi se fotot, të cilat shpërndahen për këtë informacion të pakonfirmuar (nuk mund të verifikohet se ka vdekur pilotja e parë femër luftarake), tregojnë dy vajza që nuk janë pilote luftarake.

Në njërën prej fotove, ajo në të cilën duket vetëm fytyra e vajzës, është Olga Petrova, ushtarake në ushtrinë ukrainase. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, është publikuar fotografia e saj në të cilën shihet duke marrë mirënjohje. Në mirënjohjen e shfaqur në fotografi është shkruar emri Olga Petrova.

Në rrjetin social Twitter, kur kërkoni foton e vajzës së veshur me uniformë ushtarake, e kthyer mbrapsht dhe me duar në xhepa, shfaqet përmbajtje tejet virale, e cila përsëritet me dhjetëra herë, ndërsa në fotografinë e shpërndarë jepet përshkrimi se Natasha Perakov, pilotja e parë femër luftarake në Ukrainë ka vdekur pasi u plagos rëndë.

Nga kontrolli ynë rezultoi se në foton e dytë bëhet fjalë për Natasha Perakov, por ajo nuk është pilote luftarake, por fotomodele ose reklamon rroba për shitje online.

Ndryshe, në rrjetet sociale ka pasur edhe postime që tregonin vetëm një foto, por me mesazh identik se pilotja e parë luftarake në Ukrainë vdiq pasi u plagos rëndë. Kështu është edhe ky postim:

Në një postim tjetër, i cili më pas u fshi, u publikua si më poshtë:

Natasha Perakov gruaja e parë në një avion luftarak në Ukrainë. Vdiq më 26 shkurt si pasojë e plagëve të rënda të marra në një përleshje me agresorin rus. Lavdi ukrainas!

 

Por, a është kjo e vërteta?

As ushtria e Ukrainës dhe as autoritetet ukrainase nuk kanë përmendur asgjë për vdekjen e ndonjë pilote femër. Mediat zyrtare gjithashtu nuk përmendën se pilotja e parë femër luftarake në Ukrainë është vrarë. Por, fushata me fotografitë e rreme, duke qenë se këto janë vajza të bukura, bëri të vetën – historia u bë shpejt virale dhe ndezi një valë keqardhjeje. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që pilotja e parë femër luftarake në Ukrainë ka vdekur dhe nga kontrolli ynë rezultoi se fotot e shpërndara me këtë informacion të pakonfirmuar, janë dy vajza që nuk janë pilote luftarake.


Qries

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari