Heshtje e institucioneve për tabelën me qytetin ukrainas Sevastopol në këndin e lojërave “ruse” pranë Sallës Universale

Published on:

Më shumë se një muaj Komuna Qendër, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Punëve të Jashtme heshtin për pyetjet e Meta.mk për këndin e lojërave me tematikë ruse pas Sallës Universale, ku fillimisht është vendosur tabela me emrin e qytetit ukrainas Sevastopoli në mesin e emrave të qyteteve ruse, ndërkaq më pas është hequr.

 

Meta.mk

Ambasada e Ukrainës në Shkup, për Meta.mk, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, konfirmoi se kanë reaguar në MPJ dhe në Qytetin e Shkupit dhe më pas tabela me mbishkrimin Sevastopol është hequr nga këndi i lojërave për fëmijë.

Ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë, zonja Natalia Zadorozhnyuk, mbajti një sërë takimesh relevante në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku e shprehu qëndrimin për pjesëmarrjen e papranueshme të përfaqësuesve zyrtarë, e posaçërisht të udhëheqësisë të Komunës Qendër , në përpjekjet e palës ruse të legalizojë statusin të territoreve të pushtuara përkohësisht të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetin Sevastopol si entitet të veçantë të Federatës Ruse”, thanë për Meta.mk nga Ambasada e Ukrainës më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Në një takim me ambasadorin rus Sergei Baznikin më 31 janar, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se vendi e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe bëri thirrje për ulje të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë, duke shtuar se zgjidhja e krizës ukrainase duhet kërkuar nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë.

Disa ditë më vonë, kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg më 3 shkurt deklaroi se Maqedonia e Veriut e mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Kujtojmë se këndi i lojërave për fëmijë me tematikë ruse është kompletuar dhe realizuar nga Komuna Qendër, në bashkëpunim me Ambasadën Ruse në Shkup, në periudhën para zgjedhjeve lokale në tetor të vitit të kaluar. Në dy raste para zgjedhjeve lokale, ish-kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, ka njoftuar se po përfundon ndërtimi i këndit të lojërave ruse, ndërsa më 15 tetor në inspektim në terren ka qenë së bashku me ambasadorin rusSergei Baznikin. Vetë Bogdanoviq ka bërë të ditur se këndi i lojërave është investim i përbashkët i Komunës Qendër dhe Ambasadës Ruse.

Dy herë i kemi dërguar pyetje Komunës Qendër për të dhënat bazë për këtë kënd lojërash – sa para janë ndarë për ndërtimin, kush e hoqi tabelën me qytetin e Sevastopolit nga këndi i lojërave ruse, por më e rëndësishmja – nëse vendimi për ndërtimin e këndit të lojërave është miratuar nga Këshilli Komunal i Qendrës dhe kush qëndron prapa dizajnit të këndit, në të cilën, përveç tabelave me qytetet ruse, fëmijët luajnë në një sfond në të cilin është vizatuar një hartë e Federatës Ruse.

Ndryshe, këndi i lojërave për fëmijë me tema ruse është ndërtuar në të ashtuquajturën “Parku i Kujtesës” prapa Sallës Universale, ku Komuna Qendër dhe Ambasada Ruse mbollën pemë në nëntor 2020, duke e bërë atë për “përkujtim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore për brezin e ri “.

Ndryshe, vetëm 100 metra larg këndit rus ë lojërave prapa Sallës Universale, Komuna Qendër me mbështetje të Ambasadës Ruse në Shkup më 9 maj 2020 u ngrit monument për nder të Ditës së fitores mbi fashizmin dhe miliona ushtarëve që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari